“Eastern Promises” – “Premtimet e Lindjes”- film nga david Cronenberg

 

Sa erdha nga shfaqja e filmit te fundit te Cronenberg: Eastern Promises
Pervec disa skenave, per mua ishte nje zhgenjim sidomos duke pas parasysh konsideraten per regjizorin. Ky film niset me idete humaniste te karakterit te Naomi Watts qe rrethana jobindese e ngaterrojne me mafian ruse ne Londer. Cronenberg rremon siperfaqesisht mbi kriminalitetin apo edhe kulturen ruse te mafias nepermjet nje loje te rendomte te karaktereve. I vetmi qe me pelqeu ishte ‘papa’ pra babai i mafias…loja e tij te impononte autoritet dhe nga gjestet dhe mimika eshte i vetmi qe ta mbush mendjen per identitetin e tij rus. Ploti kishte disa mangesi sa ne nje pike me erdhi inat qe Kronenburg nuk ishte munduar ti shpjegonte apo ti fshihte.
Filmi ishte komplet i parashikueshem dhe mezi e perfundova. Disa skena as nuk mi hante stomaku…Cronenberg eshte monster ne violencen qe perdor (gje qe e prisja nga ai ne fakt.) Po pervec ‘shock element’ nuk provova emocion tjeter.
Ah Cronenberg, Cronenberg ! Erdhi me ne fund dhe ketej oqeanit filmi i tij i fundit, Eastern Promises“.

Cronenberg eshte nga te rrallet regjizore per te cilet kam thene gjithmone me vehte:”Ky nuk ben kurre filma te keqinj” , por… me duket se ndodhi e paparashikuara: edhe mua m’u duk goxha i dobet Cronenberg-u i fundit…

Per mendimin tim, problemi eshte i thjeshte: per sa kohe Cronenberg-u bente filmat e tij ne Kanada, pra ne “Amerikat e Veriut”, ishte ne rregull me ate qe na shpaloste para syve, pra me universin e tij që, edhe pse i veçante (tema qendrore e filmave te tij eshte raporti mish(trup) – mendje, jemi dakort besoj), ishte bindes, sepse ishte amerikano verior (kanadez ose amerikan), pra gjeografia e filmave te tij korrespondonte me gjeografine e jetes se regjizorit.
Kete rradhe Cronenberg-u ka nderruar gjeografi, dhe merret me mafian ruse (ne Londer); biles nuk ka rendesi fare qe eshte ne Londer: universi i filmit eshte Rusia, bota sllave, mafia ruse.

Por si duket, “ce n’est pas sa tasse de thé” (thote frengu),pra nuk eshte bota e tij, universi i tij. Mua m’u duk fallco gati 80% e filmit !

Nga ana tjeter, jam dakort edhe per diçka tjeter: filmi eshte komplet i parashikueshem, edhe pse, per mendimin tim, nuk eshte ky qellimi i Cronenberg-ut. Pra, filmi vetem ne dukje (ne aparence) eshte nje thriller (suspens), ne thelb filmi eshte nje rremim në thellesisite e botes njerezore, te mendjes se njeriut, te personalitetit te tij, te se mires dhe se keqes qe fsheh ai (qe shpesh shfaqen permes tatuazheve, pra lëkures, pra mishit, pra trupit !). Por te gjitha keto qe them une, jane fjale dhe vetem fjale, sepse filmi nuk te bind ne qellimin qe Cronenberg-u ka patur.

Pastaj dhe diçka: mafozët rusë flasin midis tyre anglisht gati 95% te kohes (me theks rus, kuptohet). Dhe vetem sa per te na bindur se jane vertete rusë, ja kepusin ndonje fjali ne rusisht ! Kjo eshte nje tjeter gjë qe e ben filmin jo bindes. Nuk e marr vesh se ç’i eshte dashur Cronenberg-ut te ngaterrohet me nje botë, me nje univers (mafia ruse, Rusia, Lindja, vendet e Lindjes), qe nuk eshte universi i tij… 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s