“PARANOID PARK” – film amerikan nga Gus Van Sant

Shkurt muhabeti, i bie qe sot per sot, 3 jane regjizorët me te medhenj amerikane aktualë:

1. David Lynch (“Elephant Man”, “Mulholland Drive”, “Inland Empire”… etj etj).
2. Michael Mann (“Heat”, “Collateral”, “Miami Vice”, … etj etj)
3. Gus Van Sant (“To die for”, “Good Will Hunting”, “Elephant”… etj etj).

Te tre kane nje gje te perbashket: jane formalistë ne kulm ! Pra, i japin nje rendesi te jashtezakonshme formes filmike (ngjyrave, muzikes… etj etj).

Ky i fundit, Gus Van Sant, nga Portland-i, per mendimin tim eshte më interesanti aktualisht. I ka provuar te gjitha : pasi e filloi me filma indipendente, konfirmoi talentin e tij ne filma Hollywood-janë (“To die for”, “Good Will Hunting“), dhe qe prej 5-6 vjetesh, i eshte rikthyer filmave indipendentë, me nje triptik te mrekullueshem : “Gerry”, “Last Days” dhe “Elephant“. Per ata qe jetojne ne USA, e vetmja keshille e imja do ishte qe t’i gjenin e ti shihnin sa me pare keto 3 kryevepra te kinematografise.

Tani vijme tek ky i fundit, “Paranoid Park“. Dhe qe mua më là goxha te ftohte… Nuk hyra dot ne film… Më shume ndjeva pergjate 80 minutash doren e kameramanit Christophore Doyle (kameraman i filmave te Wong KarWai-t), sesa doren e Gus Van Sant-it. Po mos ta dija se e kish bere Gus Van Sant-i, do thoja ne fund te filmit: “pashe nje film te Wong KarWai-t, por ne anglisht !” 

Shkurt, per mua, “Paranoid Park” eshte konkluzioni, por njekohesisht edhe negacioni (mohimi) i trilogjise pararendese (“”Gerry”, “Last days”, “Elephant”). Por jo tejkalim i trilogjisë, keshtu qe mbetet gjithmone e vlefshme pyetja: “Et après ?” (“Po pastaj ?”) pra, “Po pastaj, ça do na beje Gus Van Sant-i qe te na mrekullojë ??…

 

trailer: https://www.youtube.com/watch?v=GEs_Zz0hfEU

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s