“Knocked up”- komedi amerikane nga Judd Apatow

  

 

Ah OK, dmth ka akoma regjizorë te talentuar amerikanë qe vazhdojne te perpiqen per ta marre keshtjellen e Hollywood-it nga brenda !

Judd Apatow, regjizori filmit qe pashe sot (“Knocked up” ) me sa duket eshte kryetar i kesaj bande : pas komedise tejet te mire “40 Year Old Virgin” ne 2005-en, kjo eshte komedia e tij e dyte. Ky regjizor eshte dhe producent i disa filmave te tjere, regjizor i disa serive televizive si psh “Freaks and Geeks” si dhe skenarist i komedise shume shume te mire (mua me pat pelqyer shume !!) “Fun With Dick and Jane” !

Shkurt, Judd Apatow eshte gjithe talent dhe ja arrin t’i imponohet per bukuri studiove Hollywwod-jane ! Po si ja bën ??

Knocked up“, që në shqip do perkthehej “Shpejt e shpejt” ose “Shkel e shko” (ne frengjisht filmi titullohet “En cloque, mode d’emploi” – pra “Si t’ja besh kur je me barrë“), ka ne qender nje djale te ri, trashaluq, shemtaraq, pa pune dhe pa nje kokerr leku ne xhep, qe nje nate, krejt rastesisht, per shkak te alkolit, ben gomë me nje bukuroshe yll fare, spikere televizioni, dhe, pas 2 muajsh… bukuroshja konstaton qe ka mbetur me barrë ! Filmi, ne formen e komedise, tregon pikerisht 8 muajt e barrës se bukuroshes. Pra filmi eshte thjesht nje kronikë shtatëzanie, dhe filmi fare mire mund te titullohej “Beauty and the Beast” (Bukuroshja dhe i shemtuari). 

Por nuk eshte ky objektivi i regjizorit. Qellimi i tij eshte te rrefeje lindjen e nje trupi njerzor, te nje foshnjeje, te nje qenieje te re njerezore. Dhe na tregon se ne shek. e XXI, kjo gje behet “shpejt e shpejt”, “shkel e shko”, pra “Knocked up !”

Por filmi mund te lexohet edhe ndryshe: Dihet se esenca e misionit te kinematografise eshte te besuarit ne boten qe jetojme, pra te besuarit tek trupi njerezor, tek trupat njerezorë, tek trupi i mishtë ! Filmi merret pikerisht me kete: me krijimin e nje trupi te tille, me krijimin e nje mishi te tille njerezor (pergjate 2 oreve te filmit, heroina kryesore eshte gjithe kohen shtatezëne, pra me barrë !). E gjitha kjo mund te shihet si alegori ndaj misionit qe ka kinematografia si art: te besuarit tek trupat njerezore. Kjo eshte dhe arsyeja pse regjizori nuk merret fare me sociologjine e personazheve te tij: djaloshi eshte nje rrotë e gjysem, pa pune, pa nje lek ne xhep, naiv, por kjo nuk i intereson fare fare regjizorit ! Ai filmon thjesht aktet e tij dhe te shoqes se saj bukuroshe, dhe kjo i mjafton ! Dhe mua me beri vertet e qesh !!

Eshte e habitshme se si regjiori u eshte imponuar me nje kohezgjatje te tille prej dy oresh e 10 minutash studiove te Hollywood-it, pasi zakonisht komedite debile Hollywood-jane zgjasin maksimumi 1 ore e gjysem (sepse “O bo bo, na merzitet spektatori !!  ).
Po ashtu, edhe pse nuk i eviton dot plotesisht (per arsye komerciale, kuptohet !), filmi eviton ne nje masê te madhe batutat, qe jane aq tipike per komedite amerikane.

Dhe nje merite e fundit e filmit : zbulimi (dhe kjo eshte karakteristikê e regjizoreve te talentuar !!) i nje aktori te mrekullueshem: Seth Rogen (ne foto).

 

 

 

Advertisements

2 comments

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s