“ARMIN” – film kroat nga Ognen Svilicic

Image result for armin ognjen svilicicEshte hera e pare qe shikoj nje film kroat. Quhet “ARMIN” dhe tregon aventuren e nje adoleshenti bosnjak qe shkon me babane e tij per tu paraqitur ne nje casting per nje rol filmi qe xhirohet ne Zagreb (Kroaci) nga nje ekip gjerman filmi. Per me teper, Armini i bie fizarmonikes.

Film interesant, qe te ngjit po arrite te hysh brenda, duke i pranuar thjeshtesine e lojes, mungesen totale te muzikes (me perjashtim te prezantimit te Arminit me fizarmoniken e tij), thjeshtesine e subjektit. Filmi nuk bie ne karikatura e tilla si fshatarrlleku i Arminit dhe babait te tij te thjeshte bosnjak ne nje kryeqytet tashme modern apo europian si Zagrebi, as nuk merret me psikollogjine e personazheve. Dhe nese ka nje gje per te cilit filmit duhet ti heqesh kapelen, eshte gjetja e aktorit qe luan rolin e ARMINit : nje 13 vjecar qe pothuaj nuk flet gjate gjithe filmit por qe flet me trupin e tij, me syte, me levizjet. Gjetje e mrekullueshme !

Nese do ti kritikoja dicka filmit do te ishte respektimi i tepruar i skenarit, pra si te thuash, “Armin” vuan disi nen peshen e skenarit, duke mos i lene shance mizaskenes te jete me inventive dhe origjinale. Megjithate, nje film qe nuk besoj se do e harroj kollaj.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s