“THE BOURNE ULTIMATUM” – film amerikan nga Paul Greengrass

 

“THE BOURNE ULTIMATUM” eshte kapitulli i fundit i triptikut kinematografik, ku dy pjeset e para quheshin : “The Bourne Identity” (2002) dhe “The Bourne Supremacy” (2004).

Ky i treti, i bere nga i njejti regjizor qe pat bere te dytin, pra “The Bourne Supremacy” ( anglezi Paul Greengrass) eshte jo vetem me i miri, por nga filmat me te mire me aksion qe kam pare keto 10 vitet e fundit, per te mos thene ajka e ajkes se filmave me aksion !

Europianet kane nja 40 vite qe e kane zbuluar qe kinematografia NUK eshte literature (pra s’ka nevoje per “skenare” te nderlikuara, dialogje me kripë apo me sheqer lol ), por thjesht per imazhe qe flasin vete !

Kete ka kuptuar me siguri regjizori Greengrass per te bere nje film kaq te mire, kaq cilesor, edhe pse film me bum-bum (me aksion pra mo lol). Por qe me kete rast konfirmon se filmat e tille MUND te jene edhe cilesore, pra te mos e marrin spektatorin per koqekandari.

Ashtu sikuder Tom Cruise eshte defilnitivisht aktori më i mire boteror i viteve ’90 (sidmos kur luante ne filma te tille te mrekullueshem si “Eyes wide shot” te KUBRICK-ut ose “M. I: Mission Impossible” të Brian De Palma-së), ashtu dhe Matt Damon-i, me sa duket, eshte aktori më i mire i viteve 2000. Ne filmin ne fjalë loja e tij tejet e moderuar dhe e bazuar pothuaj vetem ne shikime dhe levizje (Matt Damon gjate filmit flet apo nuk flet gjithesej veçse 10 minuta !!) eshte pa dyshim konfirmimi i tij si aktor i magjishëm.

bravo !

 

web-site i filmit : http://www.thebourneultimatum.com/

.


.
Shtator 28, 2007

Prezantim i bukur Autori!

Une e pashe filmin dje dhe hyra ne shikimin e tij me kete parapershtypje te marre prej pershkrimit dhe vleresimit qe ti ke bere dhe ne fund te tij vec munda te them: kishte te drejte!

eshte film i mire THE BOURNE ULTIMATUM, por e kane qelbur fare amerikanet me filmat me aksion. Ke frike te shohesh nje film te ketij zhanri, se te duket vetja sikur ke 5 vjeç, pra filmi te merr per nje torollak qe mahnitesh nga budallalleku me i vogel. Ndersa THE BOURNE ULTIMATUM i bën nder kesaj gjinie kinematografike. Me ne fund ! Ufff !

 

 

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s