“BOARDING GATE” film nga Olivier Assayas

Ka pas thene nje here Antonioni : “Te besh nje film, nuk eshte sikur te shkruash nje roman. Flober-i thoshte qe te jetuarit nuk ishte zanati i tij: zanati i tij ishte te shkruarit. Pikerisht, te jetuarit do te duhejt te ishte zanati i nje kineasti, dhe jo te shkruarit (ne kuptimin e shkrimtarllëkut, te romancierit, te rrefyesit”.

Si duket kete ka perjetuar gjate realizimit te filmit te tij te fundit regjizori i talentuar francez Olivier Assayas : “BOARDING GATE” eshte nje film i shprehur vetem permes gjuhes se imazheve dhe i shpeton teresisht semundjes me tipike te kinematografise: letrarizimit te saj.

Jo se ne film nuk flitet, perkundrazi, flitet shume biles, por dialogu nuk ka pothuaj fare rendesi: filmit mund ti heqesh zerin, dhe ai eshte po aq i mrekullueshëm !

Po ç’fare rrefen “BOARDING GATE” ? Pothuaj hiçgje: nje lidhje dashurie midis nje vajze te re (luajtur nga e mrekullueshmja Asia Argento !) dhe nje ish bosi financash. Por per regjizorin “historia” nuk ka piken e rendesise (akoma ka njerez qe besojne ne “historira qe te lënë pa mend” ?  ). Per regjizorin rendesi ka gjuha e te shprehurit te filmit, qe eshte teresisht gjuhe imazhi, dhe jo gjuhe shkrimtari, narracioni.

KRYEVEPER ! 

me shume, ne shqip : www.salvatori.wordpress.com/

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s