“4 muaj, 3 javë dhe 2 ditë” – film rumun nga Cristian MUNGIU

Me kete film, rumuni 39 vjeçar Cristian Mungiu fitoi Palmen e Arte ne Festivalin e Kanës, 2007.

Film me buxhet te vogel (600 mije euro), filmi rrefen historine e nje avorti, ne Rumanine e Causheskut (1987), nga nje vajze e re studente. Ja, çdo të thoshte të abortoje në regjimin komunist. I xhiruar në një dekor natyral dhe me sekuenca të gjata planesh, ai rrefen abortimin e një vajze të re, 2 vjet para rënies së Çausheskut. Aborti ishte i ndaluar nga regjimi komunist, gra dhe mjekë rrezikonin burgun për këtë “krim”.

Surprize zhgenjyese: edhe pse jam fan i filmave rumune te ketyre viteve te fundit, film ne fjale mu duk shume i keq e me zhgenjeu pa masë…

E keqja kryesore e filmit qendron tek fakti se ai eshte tmerresisht i stisur, i rregulluar, i “mbeshtjellë” e i “lidhur” me spango si nje pako e gatshme, dhe nuk te jep asnje mundesi qe ta shikosh me gjak te ftohte. Kamera e regjizorit a thua se eshte programuar per te qene virtuoze dhe vetem virtuoze. Nje film qe nuk pushon nje sekonde te vetme, sa per te marre nje çike fryme. Ka diçka prej artificialeje ne kete film, diçka prej doping-u, si pune droge qe eshte veshtire ta konstatosh. Shkurt, filmi imponon nje mizaskene qe rpopozon nje forme te shprehuri qe nuk merr hiç parasysh permbajtjen.

E per me teper, filmi mu duk integristo-katolik… Nje plan i nje fetusi t nje bebeje te avortuar 4 muajshe pushton ekranin per 30 sekonda, si per te fajesuar heroinen e filmit per aktin e saj (gojete e liga thone se ne Kanë, regjizori eshte shprehur me shume rezerva per avortimin, pra pothuaj eshte kunder avortit… )

web-site i filmit : http://www.432-lefilm.com/

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s