“EXILED” – i regjizorit nga Hong Kongu Johnnie To

 

EXILE i regjizorit te njohur nga Hong Kongu Johnnie To.Nje film me nje histori te thjeshte gangsteresh qe vriten per pasuri,por vlera qendron tek skenat e perkryera qe Johnnie To ka realizuar dhe levizja,fluturimi,vallezimi i kameras.

Më mire vone se kurre  : e pashe dhe une dje “EXILED” te Johnnie To.

Prodhimtar i madh ky Johnnie To : 40 filma ne 20 vite karrierë. Nga dy-tre filma ne vit !

Kuptohet, ne suksesin e filmave te tij, ka ndikuar diçka qe nuk eshte e neglizhueshme : tematika e filmave qe ai realizon (pra filma me gangsterë), i ben filmat e tij te jene më te kollajtë dhe më aksesibël ( më te penetrueshem) se ato te ndonje regjizori tjeter po ashtu te talentuar kinez (te themi Jia Zhang-ke). Me kete rast, po me kujtohet Mizogutchi qe thoshte : “Oh, sigurisht qe une bej filma te mire, por ato te Ozu-se kane më shume merita se të mijtë, se ai ben filma më te vështirë“.

Por plot talent ky Johnnie To-ja. Jam dakort. Per mua, vlerat ne kete film qendrojne pertej skenave te perkryera fluturuese dhe te stilizuara ne ekstrem (pse jo, s’jam fare kundra !!).

Por ajo qe mu duk interesante ne film, ishte forma totale e filmit : ne fakt, filmi eshte nje kronikë gangsterësh (bad boy) dhe skenari nuk eshte i nderuar mbi ndonje intrigë te veçante. Thene ndryshe, filmi eshte nje “Accatonne” pazoliniane (ecejake rrugaçesh, bad-boys), version 2007 !

Nje tjeter gje qe me beri pershtypje, jane karakteristikat ne dukje kontradiktore te te berit film nga Johhnie To, por qe ne fakt, jane karakteristika qe plotesojne njera tjetren: konkretisht, filmi eshte sa i sofistikuar (i hollë ne shije), aq dhe spektakolar, sa euforik aq dhe klaselegant, sa humoristik aq dhe melankolik ! (po me kujtohet kuzhina aziatike: e ëmbël dhe e kripur ne te njejten kohe… miam maim … 

Dhe kane nje gje te mire filma te tille : konfirmojne qe filmat cilesorë me aventurierë nuk kane vdekur akoma !! Pra Sam Peckinpah apo Sergio Leone kane lene trashegimtare te denjë.

Nga ana tjeter, krijimtaria e Johnnie To më ben te mendoj per nje fenomen disi te çuditshem qe vihet ré tek disa kineastë te ketyre 20 viteve te fundit : ka regjizore te talentuar si Wong KarWai qe e fillojne karriren me filma te tille cilesore si (“Happy together“, “Chungking express“, “Fallen angel“), dhe pastaj kalojne gjithe e me teper ne manierizem te artit te tyre, (psh “2046” apo i fundit qe do dale se shpejti…).
Nderkohe qe te tjere si Johnnie To apo David Fincher (ne USA), po u ndodh e kunderta… Aq më mirë per ta ! 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s