“The good shepherd” (Bariu i mire) – film amerikan nga Robert DE NIRO

Image resultRobert DE NIRO ka bere film ! Eshte hera e dyte, pas 13 vitesh pauzë.

Filmi titullohet “Bariu i mire“, (ne frengjisht “raison d’etat”), ne anglisht “The good shepherd“. Filmi rrefen historine e krijimit te CIA, gjate luftes se dyte boterore e sidomos gjate luftes se ftohet USA-BRSS, e gjitha kjo e pare permes personazhit kryesor luajtur nga Matt Damon dhe ne formen e nje thriller-i.

OK,
De Niro ka bere film, dhe ka bere film te mire ! Ne fakt, filmi eshte i natyres se filmave “the Godfather” (“Kumbari”) te Coppola-s, ne vitet 80, apo siç ben sot Eastwood-i filmat e tij; Pra filma te qete ne aparence, me estetike interesante , larg thriller-ave histerike zhurmaxhinj te viteve 90 (“”Seven”…. etj etj).

Robert Bresson-i ka mbi 50 vjet qe thoshte se teatri e ka mare ne qafe kinemane, pra aktrimi teatral eshte e keqja kryesore e kinemase; Amerikaneve ju deshen gati 50 vjet qe “ta pranojne” nje gje te tille. E them kete, sepse filmi luhet po aq ne menyre delikate dhe te thjeshte sa dhe “Zodiac” (tjeter film i mrekullueshem amerikan i ketij viti) ose filmat e fundit te Eastwood-it. Por si duket, amerikanet jane komb konservator, dhe mezi e pranojne të renë…

Po ashtu, “The good shepherd” ka te perbashket me “Zodiac” apo filmat e fundit te Eastwood-it, menyren e qete e gati “dokumentare” te rrefimit, gjithe duke qene ne aparence nje thriller. Amerikanët po dokumentojne historine e tyre now: çdo gje ne kohe te vet.

Shkurt, film i mire, edhe pse De Niro, ne filmin e ardhshem, do ishte mire te guxonte diç me shume ne mizaskenë. Matt Damon eshte i persosur !

 

 


Korrik 13, 2007
Autori,
po “The good shepherd” nuk eshte aq i ri….
E bukura e filmave te sotshem amerikane me duket se eshte qe s’ia gjen me dot fundin aq lehte,

Ka nje perpjekje te tille, sidomos nga ata regjizore amerikane qe perpiqen te lene nje gjurmë ne kinematografi. Por ne fakt, kjo eshte nje tendence e gjithe kinematografise, sidomos europiane, kete fillim shekulli, per te “dokumentuar”, pra qe filmi te mos jete “diçka” qe ka fillim dhe fund, pra si te thuash, filmi te lihet “i hapur”.

Perzgjedhja e aktoreve ishte shume e mire, per shembull eshte interesante ta shohesh Angelina Jolie ne rolin e nje femre qe injorohet megjithe hiret qe ka.

me pelqen kjo qe shkruan. E ke pare drejt. Per mua ajo ka qene gjithmone nje aktore e keqe, por ja qe, siç thua ti, ne vlefte absolute, NUK ka aktore te mire dhe te keqinj, por aktore te drejtuar mire dhe keq !

 

.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s