“GRINDHOUSE : Death proof” – film amerikan nga Quentin Tarantino

Faqja II

Qershor 26, 2007

korcar:

Autori, na hape muhabet… Po i bie pak shkurt.
Po ta shikosh mire historine e kinemase (e cila eshte e bollshme por e shkurter gjithesesi), do vesh re se kineastet amerikane kane qene nga te vetmit te cilet kane pretenduar te arrijne “publikun e gjere” si dhe ate me pak te gjere, le ti quajme kinefilet (shembujt jane te shumte dhe duhet filluar me te parin kineast amerikan, babai i kinematografise amerikane, per te mos then boterore David W. Griffith). Tendenca per te arritur publikun e gjere dhe kinefilet, eshte pak a shume ne genet e amerikaneve (por jo vetem)… Keshtu eshte mentaliteti i tyre (ta thjeshtezojme qe te mos i hyjme sociologjise amerikane).

Pra kur quhesh autor i kinemase amerikane, ose i arrin te dyja ose nuk je autor (percaktim evropian) i mirefillte (ne analogji me ate ç’ka qene Hitchcocku, apo Chaplini per shembull). Te gjithe e kane kete pretendim, sidomos amerikanet. Jo se kineastet evropiane nuk e kane, por duke qene se kinemaja ka qene “gjithemone” amerikane, pra ekrane te pushtuara nga filma amerikane, evropianet kane ulur kryet dhe jane munduar gjithmone te bejne diçka origjinale si dhe personale, ose jane munduar t’i tejkalojne por vetem ne syte e kinefilise (Bergman, Godard, Antonioni). Kur flasim per kinema, ne vija te gjera, kjo e fundit ka qene gjithmone amerikane. Eshte diçka qe ka lidhje te ngushte me ORIGJINEN e kinemase, pra me historine, me lindjen dhe zhvillimin e kinemase.

A besoj se Tarantino vertet beson se mund te arrije dhe publikun e gjere dhe ate kinefil? Pa asnje dyshim.
A eshte megaloman? As qe diskutohet.

 

autori: 

Megjithate, megjithate, ka dhe disa autore amerikane, qe kane ruajtur nje koncept, te themi europian, të termit “autor kinemaje”. Besoj se e kupton se e kam fjalen per Gus van Saint-in, apo David Lynch-in, apo Abel Ferrarën, apo Tod Solondz-in. Biles jo rastesisht, filmat e tyre jane te financuar vetem nga Europa. Pra ne mesin e ameriqenëve, me fal, te amerikanëve, ka edhe “perjashtime” (si te thuash). Gjithe duke patur parasysh qe nje ndarje e tille ne dysh, eshte goxha konvencionale, pra jo fort e vertete, jam koshient.

Nje mendje më thote se, heret a vone, edhe Tarantino do te jete i “detyruar” te zgjedhë midis konceptit europian te autorit, pra te beje filma, po themi te kategorise Lynch-GVS-Ferrara-…., dhe konceptit amerikan te autorit, po themi te kategosie Spielberg-Lucas-Soderberg-… 

Duke pare filmin e fundit, një mendje me thote se Tarantino po hahet me veten, sepse e di qe nje dite, do ti duhet te ndajë shapin nga sheqeri  ). Thene ndryshe, nuk mund te vazhdoje ad eternam me “Kill Bill”-e dhe “Death proof”-e, edhe pse ky i fundit më ben, sinqerisht te mendoj se eshte nje film i kulluar autori, tmerresisht personal (besoj se e ndan këte opinon timin, apo jo?)

Citim A besoj se Tarantino vertet beson se mund te arrije dhe publikun e gjere dhe ate kinefil? Pa asnje dyshim.
A eshte megaloman? As qe diskutohet. 

Ndofta megallomania eshte pjese e talentit te tij…

 

autori:

Citim money money money  Te gjithe regjistoret amerikane duan qe mos te nxjerrin vetem filma cilesore po edhe ndonje blockbuster tek tuk qe te nxjerrin shpenzimet per te tjeret . Shembulli i fundit Steven Soderbergh me Ocean’s 13. Ose aktoret qe luajne ne te, imagjino Al Pacino, Andy Garcia etj. te gjithe bashke ne nje film qe une e kam harruar pas 5 minutash. Plus eshte edhe kultura e tille, nese nuk pelqehet nga publiku quhet e deshtuar. Nuk “jemi” aq elitiste sa “ju” europianet 
I ke rene kokes ! Ky qe shpjegon ti (“Ocean’13” , per shembull), eshte tipik i bere nga nje regjizor (dmth nga Soderberg-u), qe gjithesesi e ka konfirmuar se ka talent, kur do (dhe kur mundet !) dhe qe jo rastesisht e futa tek grupi i autoreve amerikane Spielberg-Lucas-Soderberg-Scorcese…etc etc. Pikerisht, keta alternojne filmat cilêsore (ne europe i quajne “film autor”) me blockbuster-at. Ti thua se e bejne per pune lekësh. Spielbergu e ka deklaruar publikisht se PO, e ben per kete gjë. Megjithate, ajo qe me mundon, dhe qe korçar-i dha nje pergjigje goxha interesante, eshte se pse Spielbergu, nuk ben ndonjehere edhe ndonje film totalisht indipendent, pra pa konçesione, siç ben David Lynch-i, apo Jim Jarmusch-i apo Abel Ferrara.

Megjithate, megjithate :

1. duke pare filmin e fundit te Tarantinos (qe une e interpretoj si nje “duel” te tij me nje pjese te publikut, qe po e quajme cilesor (kinefil), dhe

2. duke konstatuar se eshte nje film i bere me shume art dhe qejf (sa here e kujtoj si film, aq edhe më i mrekullueshëm më duket !!!), pra nje film i bere me shpirt, dhe

3. duke mos harruar se falë suksesit financiar perrallor qe i solli “Pulp Fiction” (nje nga filmat më rentabel ne GJITHE historine e kinemase),

mendoj se Tarantino e ka anashkaluar, per momentin, dilemën financë-art. Per mua, te pakten filmi i tij i fundit NUK ka te beje me problem financiar.

E ke pare filmin ? nese jo, do isha kurioz ta shikoje, dhe do te falendoroja per diçka qe une personalisht nuk e zoteroj dot: ne film flitet ne amerikançe dialektore, dhe do isha SHUME i interesuar te dija opinionin tend ose te dikujt tjeter qe jeton ne USA, ne lidhje me kete gje. Pra, sa autentik tingellon filmi ne te folmen e tij. thanx !!

 

korcar:

Kur Tarantino flet per Godard e te tjere te “statusit” Godardian, as qe diskutohet qe megalomania (teorike…) eshte pjese e “krim-tarise” se tij.

Tarantinoja nuk e ka megalomani “politike” por megalomani teorike, kinematografike. Vete ne fjalet e tij ai thote se do me patjeter te jete me i miri ne ate qe ndermerr. Patjeter qe megalomania eshte pjese e talentit te tij.

 

Fund

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s