“GRINDHOUSE : Death proof” – film amerikan nga Quentin Tarantino

  

 

Kur ishte 16 vjeç, Tarantino e là shkollen (pra as gjimnazin nuk e ka mbaruar!), u fut ne punë nje nje dyqan Video- Club ne South bay (USA) dhe pasi pà nje pafundesi filmash, u kthye në regjizorin më kinofil (qe ka pare shume shume filma)aktual !

Pra thene ndryshe, “universiteti” i Tarantinos ishte Video-club-i. Gjithe keto referenca te filmave pa-fund qe ka parë, i ka futur ku më pak e ku me shume ne filmat e tij, qe jo rrallë jane homazhe per zhanre te ndryshme kinematografike.

Kete rradhe, Tarantino, me filmin e tij te fundit “Death Proof” (”Prova e vdekjes”) qe e prezantoi dhe ne festivalin e Kanës (dhe qe shfaqet neper kinemate e gjithe botes), i bën homazh kinemave te lagjeve ose atyre ne Drive-in, qe quheshin GRINDHOUSE e ku shfaqeshin zakonisht filma te cilesise se dobët, shpesh me gara me vetura ose filma horror.

Historia e filmit me dy fjalë: ne qender te filmit eshte Stunt-Man Mike, qejfli veturash, qe ka per fiksim te perplaset me veturen e tij (vetura e tij eshte e tille qe e perballon perplasjen dhe shoferi nuk vdes!) pra te perplaset me vetura ku ka femra (ne film, jane dy grupe vajzash me te cilat ai perplaset dy here). Ne kete menyre, Mike arrin te realizoje orgazmën e tij seksuale.

Duke qene se Tarantino eshte nje regjizor qe ka per referenca te tij kinematografike po aq filmat e Jean Luc Godard-it sa edhe filmat me kung-fu apo vetura, lind pyetja: a ka vertet talent ne filmat e tij?

Mua personalisht, ky i fundit me duket më i miri qe ai ka realizuar deri më sot. Biles mu duk nje film i shkelqyer!

Ne fakt, filmi fare mire mund te titullohej: “Llapë, rrugë dhe negativ (filmi)”. Pse? Sepse grupi i vajzave nuk pushon se llapuri gjate gjithe filmit; Pastaj Tarantino filmon rrugën, autorstradën. Dhe e gjitha kjo i ngjan nje shiriti filmi prej gati dy orësh. Shiriti i filmit eshte thjesht simbolika e gjuhës (llapës) se tejzgjatur te vajzave dhe rrugës qe zgjatet e zgjatet deri drejt vdekjes.

Ne fakt, “Death proof” eshte nje film totalisht “art & esse”, pra film artistik ne kuptimin e mirefilltë te fjales, edhe pse ne aparencë, behet fjale per perplasje makinash qe ecin me nga 200km ne ore ! Per mendimin tim, ne personazhin e Mike Stunt-Man-it nuk fshihet gjë tjeter veçse Tarantino dora-vetë ! Ndersa grupi i vajzave me te cilat ai eshte ne duel per vdekje, nuk eshte gje tjeter veçse ai grup spektatoresh qe Tarantino nuk arrin te bëjë per vehte dhe per kete, preferon ti vendosë ne duelin vdekjeprurës (kinematografik, kuptohet!)

 

(vijon ne faqen 2)

 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s