“Still life” (“Natyre e qete”) film kinez nga Jia Zhang-ke

Siç patem shkruajtur ne temen e ketij forumi dedikuar Festivalit te Filmit ne Venecia 2006 , surpriza e atij festivali ishte fitorja e Luanit te arte nga regjizori kinez Jia Zhang-ke, per filmin e tij te fundit : “STILL LIFE” (“Natyre e qete“).

Dje filmi filloi te shfaqet neper Europe. Dje e pashe, duke qene fan i ketij regjizori super te talentuar.
Historia e “Still life” eshte historia e San Ming-ut, nje burre tek te 40-at, qe rikthehet pas 15 vitesh ne vendin ku ka jetuar dikur me gruan e tij në kerkim te kesaj te fundit. Vendi ne fjale përkon me zonen ku kinezet po ndetojne hidroçentralin më te madh ne historine e njerzimit, “3 grykat”.

Sikunder tregon fotoja, qytete te tëra po shemben, per tu permbytur nga liqeni i hidroçentralit. Rrenimi i nje zone te tere gjeofrafike shkon paralel me rrenimin sentimental te personazhit kryesor.

Per mendimin tim, filmi ne fjale eshte “11 shtatori” i kinematografise, pra filmi shenon mbylljen e shek te XX, dhe lindjen e vertete te shek. XXI ne kinema: i gjithi i xhiruar ne dixhital, “STILL LIFE” eshte po aq i rendesishem sa ishte 60 vjet me pare “Roma, citta aperta” i Roberto Rossellinit qe shenonte, ne 1945-en, lindjen e nje kinematografie te xhiruar ne natyre dhe jo ne studio.

Me te njejten force, Jia Zhang-ke, 60 vjet me vone, me nje neo-realizëm te nje stadi me te larte, arrin te ktheje teknikën dixhitale ne rrevolucion kinematografik duke dhene shpresen e vertete te lindjes se nje kinematografie te re moderne dhe qe tejkalon ate te vjetren: lindjen e kinematografise se shek. XXI !

Pë mendimin tim, regjizori Jia Zhnag-ke eshte gjeniu i kesaj kinematografie qe po lind nga gërmadhat e te vjetres, dhe… nuk eshte rastesi qe e gjitha kjo po ndodh… në Kinë !

 

 


Maj 4, 2007

Still life,filmi fitues i Mostra di Venezia.Filmi me i dobet qe kam qe nga fillimi i viti.Asgje nuk qendron ne kete film,as skenar,as dialogje,as histori.Me mire do ishte sikur Discovery chanel te ngarkonte nje dokumentarist per te paraqitur katostrofen humane e krijuar nga digat.

 ooow ! Nese e kuptoj mire, filmi te eshte dukur si nje far “dokumentari”, perderisa thua se filmi “a thua se nuk kishte skenar”. E kuptoj reagimin tend, ne ç’sens e thua, por pikerisht, filmi eshte po aq i hapur sa dhe ngjarja qe trajton : Ndofta ti do te deshiroje qe, per shembull, dy personazhet kryesore, edhe pse nuk njiheshin, te puqeshin, pra te takoheshin me njeri-tjetrin ne fund te filmit ?? Kjo do ishte gjeja me e thjeshte (per nga ana e skenarit) per regjizorin (qe eshte, kuptohet,e dhe skenarist i filmit). Dhe keshtu, filmi do kishte “nje histori”, por pikerisht, merita e Jia Zhang-ke qendron ne ate se transgreson “ligjet” e kinemase skenaristike dhe na shfaq perpara syve nje rrenoje kinematografiek, sikunder rrenoja qe filmon !

Filmi eshte thjesht nje kronike sociale, por shume mire e studiuar. Fate njerezish, pa artificë, pa “histori” te akomoduar, pa dialogje te sforcuara, shkurt, “un cinéma du réel”, sikunder pakkush di te bëjë sot (me perjashtim te ndonje Pedro Costa, apo Hong San-soo apo Bruno Dumont). Pse per ty, nje film si ” QUEI LORO INCONTRI” i Sraub-ëve eshte i veshtire per tu kuptuar (do stmak te forte, siç ke shkruar njehere, me te drejte !), dhe ky i Jia Zhang-ke qenka kaq i thjeshte per t’u “pertypur” dhe qenka me i dobti i vitit ??? Ndofta sepse eshte më i depertueshem (accessible) se ai i Straub-ëve ! Por kjo NUK do te thote qe eshte “skenari, dialogjet apo historia” nuk qendroje (siç shkruan ti). Perkundrazi, e bejne më kollaj te kritikueshëm (meqe eshte “assez accessible”) por nuk ja ulin shkallën e veshtiresise per t’a kuptuar..

 

 

 

Advertisements

4 comments

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s