Itchkéri Kenti (“Bijtë e Ceçenisë”) film dokumentar nga Florent Marcie

Në 1996-en, ne fillimin e luftes se pare ne çeçeni, (lufta e dyte rifillon ne 1999, me zgjedhjen e Putinit si president i Rusise), nje regjizor i ri, Florent Marcie, merr kameren e tij dhe shkon ne menyre klandestine per te filmuar fillimin e luftes ne kete vend.

Pasi xhiron sa mundet pergjate tre muajsh, detyrohet te largohet nga çeçenia, pasi autoritetet ruse e dëbojne nga ai vend. Detyrohet te fshehe nen tokë kasetat e videove qe ka xhiruar atje, kaseta qe i rigjen pas shume vitesh ne te njejtin vend.

Në 2006-en, Florent Marcie vendos te beje montazhin e regjistrimeve perpara 10 vjetesh, prej nga lind dhe film i tij: “Itchkéri Kenti“, qe ne gjuhen çeçene do te thote “Bijte e Ceçenisë“.

Personalisht, pashë dokumentarin me te mrekullueshem qe kam pare gjate ketyre 4-5 viteve te fundit, dhe pa dyshim, nje nga 3-4 filmat më mbresëlënës te ketij viti.

Llogjika e ekzistences se filmit eshte sa me poshte: perderisa Rusia arriti te mposhte popullin çeçen (45% e popullsise e vrare ose e deportuar), duhet qe çeçenët te kene deshmi vizive (filmike) per ç’ka ndodhi ne vendin e tyre, pasi triumfuesit (rusët) do perpiqen (dhe kane filluar !), ta shkruajne historine siç jua ka qejfi (“historine e shkruajne fitimtarët”- thote nje shprehje).

Film i madh tronditës per nga emocionet, ku çdo shikues, kush me pak e kush me shume e ndjen veten çeçen, ne fund te filmit. Pra, e ndjen veten njeri. Film i madh per nga kurajoja, nga angazhimi ne favor te memorjes (kujteses) historike: film qe zgjat 2 ore e gjysem, por ku spektatori nuk merzitet asnje sekonde te vetme.

Monument kinematografik !

 

 

 

Advertisements

2 comments

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s