“Belle toujours” (“Perjetesisht e bukur”) – film francez nga Manoel de Oliveira

Image result

 

Citim Belle toujours,film i M.Oliveira.Nje homazh madheshtor qe i behet L.Bunuel dhe filmit te tij Belle de jour.Gjithçka qendron ne kete film,historia e kaluar dhe e sotme e personazheve.Dialogjet,fotografia,skena te arritura me nje mjeshteri te madhe.Severine,edhe pse nuk interpretohet nga Deneuve,eshte magjepse.Nje M.Piccoli sublime,siç edhe ne filmin e Bunuel.

Historite qe ai di,por qe nuk i ndan me ne(spektatoret)jane te ngulitura ne personazhin e tij,mistik por dhe të nje dashnori te perjetshem shume i edukuar dhe i dhene me mish e me shpirt pas femrave edhe pse per te ato mbesin gjithnje enigme.

Qe thua ti peoples (dhe ti e di kete gjë ne fakt), regjizori portugez (Manoel de Oliveira) i filmit (francez) ne fjale, me 11 dhjetor te ketij viti mbush 99 vjeç, ndersa vitin tjeter… plot 100 ! (portreti i tij eshte ketu).

Une do ti uroja edhe nja 100 te tjera, se Oliveira bën filma sikur te kishte jo 99, por 29 vjeç, pra filma tejet rinorë, eksitues, magjike !

40 vite me pare, ne 1966-ën, i madhi Bunuel realizoi filmin e tij te mrekullueshem “Belle de jour” (Bukuroshja), ku Catherine Deneuve lunate rolin e gruas se nje mjeku, e qe ja dredh burrit te saj thjesht per kapriço, duke shkuar here pas here ne nje shtepi prostitutash (bordello) lluksi. Nje dite, ne atë bordello luksoze shkon… miku me i mire i burrit te saj (luajtur nga Michel Piccoli), i cili zbulon keshtu te fshehten e bukuroshes ! (Ne foto, bukuroshja Deneuve dhe burri i saj mjek)

 

Related image

 

40 vjet me vone (ne filmin e ri “Belle toujours” – pra “Perjetesishst e bukur” te regjizorit portugez de Oliveira), bukuroshes se dikurshme i ka vdekur burri, eshte e vé, dhe papritur, ne nje koncert simfonik, ish miku i burrit te saj, pra Michel Piccoli, e shikon parpritur ne sallen e koncertit, pas kaq e kaq vitesh ! Bukuroshen e dikurshme, tashmë ne moshe te thyer tek të 70-tat, nuk e luan më Catherine Deneuve, ndersa Michel Piccoli luan gjithmone te njejtin personazh.

Perjetesisht e bukur” eshte nje nga filmat më te shpejte qe kam pare keto vitet e fundit: nje mizaskenë pasionuese, gjithmone e shoqeruar nga nje “teatralizëm” kinse i ekzagjeruar dhe mashtrues, karakteristikë kryesore e filmave te Oliveirës.

Film argëtues ne kuptimin më nobël por dhe më argetues te fjalës ! Sekretin e ka 99 vjeçari Oliveira (sikurse ka dhe sekretin se si nje 99 vjeçar mund te xhiroje akoma filma !!), e qe perpara nje muaji eshte nisur per ne USA per te xiruar filmin e tij te ri !!! hehe !!

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s