“Ne touchez pas la hache” (“Mos e prekni sopatën!”) – film francez nga Jacques Rivette


 

Jacques Rivette ka bere filmin e tij te ri ! Regjizor tek te 70-tat, nga më te talentuarit e brezit te “Nouvelle vague” franceze, filmi i fundit i Rivette eshte adaptim i nje romani te Balzakut.

Historia me dy fjale: Armand de Montriveau, gjeneral francez ne shek XIX, shkon ne ishullin spanjoll te Majorkës ne kerkim te nje gruaje, pas te ciles kish rene ne dashuri 5 vjet me pare. Gruaja ne fjale, Antoinette de Navarreins, pasanike pariziane e martuar me Dukën e Langeais, eshte mbyllur ne nje manastir. Gjenerali e kerkon.
Filmi tregon historine e tyre te dashurise:  Antoinette de Navarreins ja luan bishtin gjeneralit Armand de Montriveau, por asnjehere nuk pranon te behet e tija.

Drame sentimentale par excellence, pra melodramë, “Mos e prekni sopatën!” zgjat 2 ore e 20 minuta, por edhe pse filmi trajton nje temë qe nuk me prek drejtperdrejt, nuk e ndjeva kohen te kalojë dhe nuk u merzita per asnje minut. Magjia qendron tek loja e mrekullueshme e 2 aktoreve si dhe tek mizaskena e regjizorit, qe perdor shkelqyeshem atmosferen e fantastikës sociale (fantastikë sociale po quajme nje fenomen fantastik, pra nje femomen qe çuditerisht ndodh dhe qe mohon ligjet rracionale, dhe sociale, pra qe ndodh ne nje mjedis social).

Konkretisht: fotoja e meposhtme eshte nje foto nga filmi fantastik i Tod Browning “The Mark of the Vampire” (1935),

ndersa kjo e dyta eshte nga filmi qe pashe dje, pra “Mos e prekni sopatën !” (2007). 

Ngjashmeria e dy imazheve eshte befasuese: i pari eshte film fantastik me vampirë; i dyti, eshte melodramë e shek XIX, por qe perdor atmosferë fantastiko-sociale.

Po te kisha kohe, do doja ta rishikoja kete film … ! Un film très riche !

 

 

Advertisements

3 comments

  1. “La belle noiseuse” e tij, po ashtu frymezuar nga Balzak e megjithqe zgjat 3-4 ore nuk ia ndjen kohen.
    Ashtu si Opening night e Cassavetes i dedikohet gjinise se teatrit, La belle noiseuse i dedikohet ne mase te madhe piktures.
    Ne mbyllje filmi ndrron rregjister teresisht e do e perfshija ne nje liste me mbylljet interesante.

    Liked by 1 person

    1. Nuk e kam parë kurre! Më bere xheloz: si ré në ate film?? Për më teper qe jam edhe njohes medioker i Jacques Rivette për të cilin Godard thosh: ai eshte morali i Nouvelle Vague

      Like

      1. pershtypja ime mesiper padyshim eshte tejet e kufizuar, shume do jete lene pa marre nga cfare ka bere Rivette aty.
        do doja ta kishe pare dhe te kishe dhene mendimin,
        flm.

        Liked by 1 person

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s