“J’attends quelqu’un” (Pres dikë) – film francez nga Jérôme Bonell

Citim Postuar më parë nga peoples
Pashe “J’attends quelqu’un (Po pres dike) i Jérôme Bonell.

Do shkoj ta shikoj sonte, shpresoj. E kam qejf kete Jérôme Bonell-in une. Biles nga regjizoret e rinj (pra nga ata qe kane bere veçse 1 apo 2 filma), me duket se ky eshte më i preferuari im, nga francezët e kam fjalën.

E kam pas pelqy goxha filmin e tij te fundit “Les yeux clairs” (Syte e kthjellët”), qe i bie te ishte filmi i tij i dyte, po ashtu dhe filmin e tij te pare : “Le Chignon d’Olga” (“Topuzi i flokëve të Ollgës”). Ky qe ke pare dje i bie te jete i treti.

Tek dy te parët, bente muuuuu qe Bonell perpiqet te krijoje nje stil te tijin, qofte dhe me dy-tre filma (gjë e veshtirë ne kinematografi… ! ). Nuk di ç’te them, te shikoj sonte te tretin…

Mars 26, 2007


 Citim Postuar më parë nga peoples
.Nje histori e thjeshte, me personazhe qe komunikojne ndermjet tyre thjesht me veshtrime dhe histori te kaluara…

E pashe dhe une me ne fund, dje !

Kur mbaroi filmi, nje grua ngjitur me mua, tha : “Pas mal, mais il nous laisse sur notre faim” (“Jo keq, por ne fund, filmi të lë si të pa-ngopur”).

Gruaja ne fjale tha nje te vertete : filmi të lë “te pangopur”. Dhe ketu eshte mrekullia e nje filmi te mire ! Por me sa duket, gruaja ne fjale, e mesuar me produkte kinematografike (qe te “ngopin” !) dhe jo me filma te vertete autorësh qe nuk te “ngopin” por të lënë ta mendosh filmin edhe pasi del nga salla, donte qe te dilte e “ngopur” nga kinemaja, pra filmi ti thoshte te gjitha dhe ajo te kthehej ne shtepi “e qete dhe me mendje te fjetur” ! 

Shkurt, “Po pres dikë” mu duk film i mrekullueshëm pikerisht per dy arsye:

– Se pari, qofte skenari, por mbi te gjitha mizaskena eshte e tille qe nuk i kupton te gjitha se ç’ka dashur te thote regjizori permes filmit te tij. Dhe kjo ka qene karakteristike edhe e dy filmave te meparshem te Jerome Bonell-it, qe gje e ben Bonell-in nje regjizor shpresues, duke patur parasysh qe ky nuk eshte veçse filmi i tij i trete. Ne pamje te pare, duket sikur filmi nuk ka formë (ne sensin klasik te fjales) por ne te vertete, filmi eshte i shkrojtur me shume shume finesë (subtil). Ne dukje, film minimalist, por ne thellesi, film i menduar shume shume mirë !

– Dhe se dyti,Po pres dikë” eshte film koral (me shume personazhe kryesore, njeheresh, pra si te thuash, “portret” i nje grupi njerezish), dhe une, ne pergjithesi, nuk i kam qejf filmat koralë. Pikerisht “Po pres dike” eshte nga te rrallët filma koralë qe kam pare dhe qe me ka pelqyer. Ndofta merita e ketij regjizori, ne një film te tille (pra me shume personazhe kryesore), qendron ne atë qe ai u ka lëne aktorëve (qe jane te mrekullueshëm !) fushë te lirë levizjeje, pa receta te gatshme.

Ne fakt, regjizorë te rinj (me dy, tre apo kater filma) ka jo pak ne France dhe nuk jane te pakët ata qe duken interesantë. Dje ne TV, nje regjizor jug-Korean kembengulte qe, ne fund te fundit, kinematografia franceze mbetet pothuaj më e mira sot per sot ne bote. Kuptohet, nuk e kishte fjalën per “March of the Penguins” (La Marche de l’empereur) apo“Joyeux Noël” por per filmat e Pascale Ferran, Bruno Dumont, André Téchiné, Jacques Doillon, Claire Denis, Olivier Assayas, apo edhe më te rinjve si Arnaud Desplechin, Arnaud des Pallières, François Ozon, Bertrand Bonello, Christophe Honoré, qe si duket, do tu shtohet Jérôme Bonell (ne foton e meposhtme : 

Ne vlere absolute nuk jam fan i kenmatografise aktuale franceze, por po me mbushet mendja qe regjizori Jug-korean qe fliste ne TV, nuk e ka dhe aq keq…  Filmi i Jérôme Bonelleshte nje arsye suplementare per te besuar nje gje te tille. Why not ??

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s