“Honor de cavalleria” (“Nderi i kavalerisë”) – film spanjoll nga Albert Serra

  

I prezantuar vjet ne kategorine “15 regjizore” ne Festivalin e Kanës, “Nderi i kavalerisë” eshte nje film spanjoll i gjithi i xhiruar ne mini-DV. Ne qender te filmit jane veçse dy personazhe: Don Kishoti dhe Sanço Pança (interpretuar nga aktore jo-profesionalë).

Ky eshte filmi i pare i ketij regjzori 32 vjeçar spanjoll dhe ajo qe eshte e habitshme eshte se filmi eshte per mendimin tim nje kryeveper ne kuptimin më te plote te fjalës !

Në 1 ore e 45 minuta, jane filmuar dy trupa, Don Kishoti dhe Sanço Pança, por nuk eshte filmuar “epopeja” e tyre, as gjëmat dhe bëmat e tyre ( ne film nuk ka as mullinj me erë, as beteja as…), por thjesht rrugëtimi i tyre i perbashket. Gjithshka ne kete film eshte sens, shenjë : nje levizje e erës kthehet ne diçka te madherishme, sublime; nje levizje dore, në sinjal hyjnor.

Megjithate, lepuri fshihet gjetkë : adaptimi i romanit te famshem te Servantesit eshte veçse nje pretekst. Në pamje te pare, objektivi i filmit eshte te filmoje dy njerez qe rrugëtojnë bashke. Por mund te shkohet edhe më larg: ojektivi i filmit eshte nje menyre e re e te menduarit, konceptuarit te kinematografisë. Rrugetimi i dy personazheve kryesore kthehet ne rrugëtim kinematografik, ne perpjekje per ti dhene pergjigje te famshmes pyetje: “C’fare eshte kinemaja ??”. Keshtu qe filmi, ne fakt, nuk eshte rrefim i nje rrugëtimi (aventure), por rrugëtimi (aventura) i nje rrefimi ! Ose thene ndryshe, ajo qe nganjehere quhet poezi, ne kuptimin më sublim te fjalës !

KRYEVEPËR !!!!!

 

 

 

Advertisements

7 comments

  1. mire mullinj me ere qe nuk kishte, dhe as beteja me shpata, por thuajse nuk kish as dialogje (gjithsej mund te ishin dy a tre).
    E sa per fjale, edhe ato me pikatore. Madje madje, as intrige nuk ka ne kete film.
    E pavaresisht nga kjo, aty shihen shume nga aventurat qe deften letersia per Don Kishotin (me nje kusht: duhet te kesh njohuri, per egzistencen ne letersi te Don Kishotit e Sanco Pancos paraprakisht).

    Interesant sesi duke filmuar trupat, autori ne fakt filmon c’kane ata ne mendje. Shikimi i syve te plakut, veshtrimet e zgjatura te tij, drejtimi i trupit a i kokes, levizjet e krahut, fjalet e pakta e te shkeputura, te gjitha mjaftojne qe te behen tregues te delirit qe ka pushtuar mendjen e ketij njeriu.
    Po aq mjeshterisht dhe akoma me më pak fjale por vetem levizje, rrefehet karakteri edhe i Sancos se shkurter e te dhjamosur trup e koke

    Ne film mund te degjosh fjalimet e gjata patetike te Don Kishotit, perbetimet e tij ndaj drejtesise qe ka marre persiper te vendose ne bote ne emer te zotit, mund ta shohesh Don Kishotin ne pergatitjet e tij per duele te ashpra, dhe madje edhe skena betejash mesjetare me shpata e shigjeta, te gjitha me pak ose aspak fjale apo aksion.

    Rrefenja ndodh pa qene nevoja per fjale, gjithe duke mundesuar te mos kete asnje rrefenje. E cuditshme por bukur.

    Liked by 1 person

  2. faleminderit kinoditarit per rekomandimin. Ishte nje mesim i mire. Filmi i nje forme te papare, per mua, te pakten si nje ilustrim preciz se ku dallon gjuha kinematografike nga gjuha e letersise.
    Sepse ndonese subjekti merret nga letersia trajtimi eshte puro kinematografik. Eshte folur aq shpesh per kete ne kinoditar dhe debate kinemaje. Ky film do ishte shembulli perfekt per to.

    Liked by 1 person

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s