“Les temoins” (“Dëshmitarët”) – film francez nga André Téchiné

Filmi i fundit i André Téchiné (nje nga regjizorët më romaneskë francezë) “Dëshmitarët” i merr ngjarjet ne veren e vitit 1984, ne Paris. Manuel mberrin ne Paris dhe ndan apartamentin me motren e tij. Nje dite njeh Adrianin, nje 40 vjeçar (luajtur nga Michel Blanc) homoseksual me te cilin krijon nje lidhje. Adriani nje dite i prezanton atij nje çift: Sara-n dhe Mehdiun, polic.

Jemi ne vitin 1984, kur AIDS shfaqet per here te pare si epidemi. Te kater personazhet e filmit kthehen në deshmitarë te kesaj drame…

Film tejet romanesk, me nje ritem qe te kujton filmat policorë, “Dëshmitarët” eshte padyshim filmi më personal i regjizorit tashme te njohur Téchiné.

 

 


Pashe Les témoins.Ajo qe me beri pershtypje ishte skenari,teper i forte.Nje histori qe fillon pak “jashte rregullave”,por qe vendoset shume shpejt ne linje.Edhe ndarja ne dy pjese,jo keq.Nje regjizor romanesk,por me nje talent te padiskutueshem mendoj.

Sigurisht! Une i kam qejf filmat e Téchiné-së. Kur them romanesk, nuk e them kurresesi ne kuptim negativ ! Per me teper qe, trashegimtarin me të denjë të romaneskut ne kinemane franceze, Arnaud Desplechin, une e adhuroj!

Ti do mendosh qe filmi me paska pelqyer meqenese shkruajta me shume se ty,por ti per disa filma shkruan shume formalisht,pra zbaton nje lloj pergjegjesie personale mendoj.Kurse une mendoj se disa filma duhen mbrojtur.

Edhe me kete, jam plotesisht dakort me ty ! Perderisa shkova e pashe me nje shpejtesi rrufeje (filmi s’ka mbushur javen qe ka dalë ne kinema), shkova para se gjithash sepse eshte nje film qe edhe une e mbroj dhe qe duhet mbrojtur. Jam plotesisht dakort qe duhet te kete dhe filma qe mbi te gjitha i meshojne vleres morale qe ata bartin per shoqerine, pra qe jane deshmi e nje problemi te shoqerise etj etj.

Ajo qe nuk me pelqeu fort ne film eshte fakti se mizaskena eshte nganjehere pak si e stisur, pra filmi eshte nganjere, siç thuhet ne frengjisht sur-écrit : dialogjet m’u duken pak si fort te nënvizuara, dialogje sur-écrit. Ka disa skena ku mizaskena eshte sur-lignée (i meshohet pak si fort mesazhit – kuptohet, permes dialogjeve dhe kompozimit te personazheve). Por ka fort mundesi qe Téchiné e ka bere kete me ndergjegje, per ta bere filmin sa me te hapur, pra qe drejt filmit te shkoje nje publik sa më i gjere, qe filmi te shihet nga sa me shume njerez, per arsye te mesazhit tejet te rendesishem qe ai transmeton. Dhe mire e ka, e justifikueshme eshte.

Mars 12, 2007

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s