“SAIMIR” film italian nga Francesco Munzi

Kisha kohe qe prisja te shikoja “SAIMIR“, i pari film i regjizorit italian Francesco Munzi e ku ne qender eshte nje djalosh i ri … shqiptar!

Per kete film, regjizori fitoi ne 2004 çmimin si filmi me i mire i pare i nje regjizori te ri ne Festivalin e Venecias. Qe prej asaj kohe, filmi qerkullon ne DVD por ende nuk kish dale neper kinemate e Frances, ku dhe luhet aktualisht.

SAIMIR” eshte një margaritar kinematografik ! Ose me saktë, eshte nje mësim per regjizorët shqiptare se si duhen drejtuar aktorët, se me sa thjeshtesi dhe mençuri mund te besh sot nje film qe flet per shqiptarët, shkurt nje film ku flitet shqip!

Historia me dy fjalë: Saimiri ka 15 vjeç, jeton ne Itali me babain e tij, nena i ka vdekur. Saimiri ndihmon te atin ne trafikun qe ai ben duke transportuar me furgonin e tij klandestinë shqiptare qe hyjne ne Itali. Dhe gjithshka precipiton kur Saimiri meson se i ati eshte perzier ne nje pune trafiku prostitucioni…

Kur them më lart se ky film eshte nje mesim per kinematografine shiptare, e them mbi te gjitha ne raport me punen e regjizorit ne perzgjedhjen e aktoreve. Mishel Manoku, djaloshi shqiptar ne rolin kryesor eshte hera e pare qe luan ne kinema, pra eshte amator, por perzgjedhja e tij eshte e magjishme ! Loja e tij eshte filmi vetë : ne asnje moment te filmit ai nuk luan “dramë”, per me teper qe ne si shikues e kemi te kollajte per ta kuptuar kete gjë (ne shumicen e kohes se filmit ai flet shqip). Interesante eshte dhe loja e Xhevdet ferrit, edhe pse, per mendimin tim, vihet re disi influenca e tij aktoriale ne teatër.

“SAJMIR” eshte nje film i “ftohte” ne aparence, pra pa lajle-lule por gjithe sensibilitet.

Bravo !

 

WEB SITE I FILMIT: http://www.filmsduparadoxe.com/saimircat.html

http://cinema.castlerock.it/film.php/id=2795

Ne kete forum, eshte shrkuajtur më pare per kete film ketu.

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s