“Das Leben der Anderen” (“Jeta e te tjerëve”)- film gjerman nga F.H. von Donnersmarck


 

“Jeta e te tjereve” (“The life of others”, aka “Das Leben der Anderen”) – film i suksesshem gjerman (ka fituar 7 LOLA, dmth OSCAR gjermanë ne 2006) i merr ngjarjet ne Gjermanine Lindore komuniste, te viteve ’80. Ne qender te filmit eshte dramaturgu Georges Dreyman dhe gruaja e tij, qe pergjohen nga sherbimi sekret gjermano-lindor (STASI) i asaj kohe.

Film interesant persa i perket historise qe trajton. Por ne nje pjese te madhe, konvencional per nga mizaskena (menyra filmike e te rrefyerit), pra i merzitshëm…

web site ne gjermanisht: http://www.movie.de/filme/dlda/
web site ne frengjisht: http://www.ocean-films.com/laviedesautres/
web site ne anglisht : http://movies.yahoo.com/movie/1809426013/details

 

         

.


Shtator 28, 2007

autori:

The lives of others

Ky me pelqeu ne nje menyre te ndryshme (sigurisht) nga Climates: jo aq intensivisht. Nje film konformist, nje narrative e parashikueshme. Me shume me ngjau me nje film informatik sesa artistik. Me pelqeu humori sporadik. Euforia qe ndihet ne fund kur konflikti zgjidhet dhe personazhet gjejne paqen, e ben per mua te vlefshem filmin.

Nese e ke fjalen per filmin gjerman qe mori vjet Oscar si filmi me i mire ne gjuhe te huaj (ne fregjishte njihet si “La vie des autres”, nuk e ke idene se sa sukses komercial (publik) ka patur ky film ne Europe. Besoj se dhe ne USA ka patur sukses (ne dvd e ke parë ? ), sidmos tek ai publik qe e mban veten per nje çike inteligjent, apo intelektual.

Fakti qe mori ate OSCAR konfirmon se ne fakt, filmi eshte eshte film tipik hollywoodian, ne sensin “film me skenar tullë”, “film me dramatrugji te forte”, ose thene shkurt, film letraresk ! Ose thene edhe më shkurt, filmat qe urrej më teper !

Pse ?

Sepse me sa duket, une nuk jam pertac, dhe kur dua te mesoj nje ngjarje, nje histori (a story), blej nje liber dhe e lexoj. Historite, ngjarjet e jetes mesohen permes literatures, letersise, romaneve, dhe keshtu njeriu i jep vehtes mundesine ta imagjinoje ngjarjen te misheruar ne personazhe qe eshte i lire t’i imagjinoje si te doje (mundesi qe ta jep literatura, letersia, pasi shprehet me germa, me fjale, dhe JO me imazhe realë).

Por si duket, ne shek. e XXI njerzit vazhdojne te jene pertacë, nuk lexojne, dhe i bien shkurt : shikojne nje film, “per te mesuar nje histori” dhe thone: “Ngjarje e forte !”. Me kupto, NUK jam kunder historive origjinale ne kinematografi, por filmi qe permend eshte tipik i tille, film dramatrugjik, dhe jo rastesiht eshte shume hollywood-ian ne menyren e tij te te shprehurit. Por jam koshient se “fajin” nuk e ka ngjarja qe rrefen, por menyra se si e rrefen filmi ate ngjarje dhe rendesise qe i jepet ngjarjes ne film, duke injoruar totalisht mizaskenen (qe eshte, e perseris, tipike hollywood-iane), ose siç e quan ti, konformiste dhe qe kuptohet, e ben edhe filmin konformist ( regjia, dmth mizaskena eshte super konformiste, dhe kjo e ben filmin te parashikueshem, konformist).

 


Nentor 24, 2010

mbaj mend diku qe kishe permendur filmin “the other’s life” si film mashtrues ( s’po e ze ne goje La vita e bella se “plas sherri” pastaj smiley ) por kur e pashe, e vetmja pyetje qe me mbeti ne mendje eshte: Historia jone dhe ajo gjermano-lindore eshte pak a shume e ngjashme, pse regjisoret tane capiten ne ca filma ngalakeqe, me skenare te rendomte e personazhe te paperfunduar e gjysmake dhe aktore te dobet dhe nuk arrijne te bejne nje film te tille, qofte dhe mashtrues, tek e fundit? Nuk e di.

Ja, ti permende “the other’s life”. Mua me pelqen pak, per te mos thene … fare. Nuk them se eshte ndonje film blozë (sigurisht qe jo !!), por aman, film qe zbaton kodet regjizoriale hollywodiane eshte, po hë ! (muzike qaramane, lojë dramatiko-patetike aktorësh, plane filmike estetizuese… etj etj).  Pse, kujton se rastesisht mori dhe Oscar si filmi me i mire i huaj ??  smiley  U eshte mesuar syu me ate ‘stil’ anetareve te akademise se Hollywood-it, ndaj dhe ate zgjodhen ! Pse, kujton se eshte rastesi ??   smiley

Por amà, po ta marresh keshtu te shkeputur kete punen e trajtimit regjizorial, doemos qe thua : aman, te bejne kaq keta regjizorët tane, e po jua falim pjesen tjeter ! Dakort jam me ty. Sepse regjizorët shqiptare nuk arrijne te bejne së pari film, e pastaj film te mire. Nuk arrijne te bejne film, sepse nuk kane idene e imazhit, sensit te tyre. Eshte njesoj sikur nje njeri qe shkruan nje liste se ç’a do bleje neser ne pazar, te te thote :  “kjo lista ime, eshte letersi e mire !”. Po ç’letersi e mire eshte ?? Ajo nuk eshte se paku as letersi !! E le më e mire… ! keshtu eshte dhe puna e filmave aktuale shqiptare.

Megjithate, kjo puna e trajtimit regjizorial (ta quajme ne menyre te reduktuar -forme artistike e nje filmi-, nuk eshte dhe aq e ndare nga permbajtja. Ja konkretisht : pse nuk me pelqen mua “the other’s life” ? Sepse, gjithe duke trajtuar nje teme delikate si ajo e sherbimeve sekrete ne vendet e Lindjes (ne Gjermanine Lindore, konkretisht), e trajton atë (pra temen) me nota hollywoodiane. Ne fund te fundit, cili eshte mesazhi i filmit ?? Eshte ky : “Ja, e shikoni, edhe ne rradhet e agjenteve te vendeve ish-socialiste, ka patur njerez te mire”. Të mire ? Po “te mirë” ne raport me ç’fare ??? Kush eshte “e mira” ? Kush eshte “e keqja” ?? Pffffffff, eshte identik me mesazhin e nje filmi shqiptar mediokër me spiunazh (i periudhes se realizmit socialist), ku spiuni ne fund,… pendohej ! Vetem se ne sensin e kundert !
Ne kete prizem e kam quajtur ‘film mashtrues’, pra film i pa-sinqerte, sepse fsheh ideologjinë te ciles i perket. Une prandaj i dua fort filmat e Clint Eastwood-it, sepse, edhe pse ne dukje filma konservatorë (k’shu kam pas mendu edhe une para disa vitesh !!), ne fakt, ne thelb, ne filmat e Eastwood-it, heroi kryesor eshte nje personazh vetmitar qe i vihet kunder, en bloc, gjithe shoqerise aktuale, e refuzon atë (per shembull Kevin Kostner tek “A perfect world”.

https://i1.wp.com/argot.pagesperso-orange.fr/picture/perfworl.gif

Ose Meryl Sreep tek ‘The bridges of Madison County’ : kryeveper !! Ose heroi kryesor (vete Eastwood) tek “Unforgiven”.  Dhe mora shembuj te kinemase amerikane ëëëë, per te thene se, ne fakt, filmat e mire nuk njohin kufij apo nenshtetesi !

 

 

Advertisements

4 comments

  1. kurse mua arsyeja pse do ta vleresoj ishte ajo qe ke nenvizuar edhe per “The Young Karl Marx”: merita e filmit eshte fakti i egzistences se tij. E kam fjalen per figuren e dramaturgut Dreyman, e qe perfaqeson me te miren e atij sistemi, e qe pervec kesaj eshte e punuar mjaft, mjaft mire.
    Figura te tilla ne filmat shqiptare te socrealizmit, ndonese refuzoj t’i quaj skematike, prapeseprape u mungon shume (deri ne uri) vektori intelektual. Nese ka aspekte ku te gjithe ata filma calojne ai eshte nje lloj varferie intelektuale. Libri ndoshta po, e krijoi imazhin e tij, por filmi … nuk me vjen asnje titull ne mendje. Behet fjale pra per te Vertetat.
    “The lives of others” une pashe ate figure qe filmi shqiptar me tematike komunizmin nuk e realizoi dot. Ai eshte nje figure qe na mungoi dhe kjo mungese ndoshta kushtezoi rendshem kufizime te kohes atehere.
    Qofte edhe per kaq do e rishihja te pakten edhe nje here.

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s