“INLAND EMPIRE” – film amerikan nga David Lynch

ufff, me ne fund filmi i shumepritur i te madhit David Lynch.

Filmi shfaqet aktualisht ne USA dhe ne France arrin më 7 shkurt; personalsiht e pashe ne “avant-première” (preview).

INLAND EMPIRE“, i filmuar i gjithi ne HD (camera Video) eshte i ndertuar ne formen e nje historie dashurie misterioze dhe tejet enigmatike te nje gruaje.

Ne nje fare menyre, filmi te kujton sa “Mulholland drive” aq dhe “Lost Hightway” apo “Eraserhead”, pra eshte i të njejtit damar artisik te filmave te meparshem te Lynch-it.

Personalisht, kesaj rradhe magjia Lynch-iane nuk beri te njejtin efekt qe më ka bere me filmat e tij te meparshem… Ndofta niveli tejet i larte i filmit te tij te fundit “Mulholland Drive”pengon, si te thuash, kapercimin e nivelit artistik te filmit te fundit. Ndofta u ka dashur qe regjizori te beje kesaj rradhe nje film jo-Lynch-ian, sikunder beri perpara disa vitesh me “The Straight Story“…

David Lych is dead.
Long Live David Lych !!

 

Shkurt 12, 2007

Filmat e David Lynch-it jane nga ata filma qe ose shikohen te pakten dy here, ose nuk shikohen fare !

Pas shikimit te pare nga ana ime ju riktheva INLAND EMPIRE (“Perandoria e brendshme”) me shume interes. Gjat shikimit per here te dyte, menyra e pertypjes se filmit eshte e ndryshme nga e para, eshte më analitike, edhe pse per nje film te tille, rishikimi i filmit nuk humbi asgje nga intensiteti dhe forca e heres se pare.

INLAND EMPIRE eshte nje film tejet i pasur vizualisht, dhe i guximshem artistikisht. Mungesa totale e narracionit (rrefimit linear) eshte gati-gati revolucionarizues, po aq sa eshte menyra e xhirimit te tij (i gjithi ne kamera video). Por edhe pas shikimit te dyte, perseri mbetet te shihet jetegjatesia e filmit, si forme e re modernizuese kinematografike. Nje gje eshte e sigurt: David Lynch guxon si pak kush ne kete art dhe ky eshte filmi më i lirë dhe më guximtar qe ai ka bere ne gjithe karrieren e tij. Dhe ndofta kjo eshte nje rilindje e re e tij. Koha do ta tregoje.

Dua ta rishikoj prap e prap !

 

Shkurt 15, 2007

Citim postuar me pare nga nimf
Mbase koha do ta tregoje me mire vepren e fundit te Lynch. Eshte nje veper komplekse dhe qe kerkon vemendje,

E megjithate, pas shikimit per here te dyte te filmit, me sillen ne mendje dy pyetje:

1. Me duket se ne ndryshim nga filmat e meparshem te tij, filmit INLAND EMPIRE i mungon nje fare suspensi. Jo se nuk ka ankth (suspens) ne brendesi te ngjarjes, por nuk ka pritje me ankth te zhvillimit te ngjarjes. Pra historia ka ankth ne vetvete, por mizaskena, menyra e te rrefyerit nuk eshte e tille qe te thuash ne cdo moment “bo bo, ç’a do ti ndodhi tani heroinës se filmit ??!”. Po ndofta kjo lidhet me te dyten.

2. Pra e dyta, fytyra e heroines se filmit (Laura Dern) me duket e njejten gjate gjithe filmit: ajo eshte e filmuar gjithe kohen (2 ore 52 minuta !) njesoj ! Dmth, e tmerruar ! Si nuk qeshi nje here Laura Dern-i në 172 minuta film ??? Si nuk qau ? Si nuk u thartua ? Por vetem e tmerruar !!

ti ç’mendon? (nese ke shkuar ta rishohesh…)

 

Shkurt 25, 2007

Citim postuar me pare nga nimf
Per Lynch,akoma se kam pare per here te dyte filmin, por opinioni im eshte veçse pozitiv..

qe thua ti, sonte e pashe pêr here te trete! Herne e dyte u perpoqa te kuptoj ne sensin analitik (skenaristik) ndersa kete rradhe… j’ai pris mon pied ! Excellent !

Shtator 25, 2007

Citimpostuar me pare nga nimf

‘Inland Empire’ e kam pare 3 here. Cdo here detajet shtohen. Kuptoj qe ndoshta nje shpjegim koherent nuk eshte I nevojshem, por nuk rri dot pa vrare mendjen mbi skenaret e ndryshem. Lynch me duket I cmendur. I paparashikueshem. Nje shembull qe me vjen ndermend shpesh eshte kur prostitutat kercejne ‘locomotion’…nje pamje sa absurde aq mesmorizuese. Me duket sikur filmi qendron lart aftesive te mia gjykuese…me sakte: eshte e pamunduar te flas per te gjitha aspektet e filmit. Ne thelb Inland Empire eshte Mullholland Drive. Po atehere pse kaq shume pershtjellime te plotit? Duhet te permend faktorin ‘mister’ qe Lynch e ka perfeksionuar. Filmat e tij te zgjojne cdo nerv dhe hapin rruge cdo emocioni.

…. ate qe ka bere nga ana artistike Lynch ne filin e fundit (INLAND EMPIRE) eshte dicka qe e distancon tejet tejet lart nga pothuaj te gjithe regjizoret aktuale. Pra PO, Lynch eshte i cmendur, ashtu them dhe une, per te bere nje gje te tille. 

.

Shtator 28, 2007

Citim Postuar më parë nga nimf Lexo Postimin
‘Inland Empire’ e kam pare 3 here. Cdo here detajet shtohen. Kuptoj qe ndoshta nje shpjegim koherent nuk eshte I nevojshem, por nuk rri dot pa vrare mendjen mbi skenaret e ndryshem.

Nga ç’kam kuptuar, por dhe sipas “germimeve” qe kam bere ne internet, tema e filmit eshte tradhtia bashkeshortore. Personazhi kryesor i filmit qenkërka ajo brunia, qe qan here pas here perpara ekranit te TV (dhe qe ne fund takon te shoqin dhe femijen e saj jo-legjitim (kopil), ne nje dhome hoteli anonim. Ajo gjate gjithe filmit shikon ne TV nje serial televiziv, ku personazh kryesor eshte Laura Dern (bjondja), dhe qe ne serialin televiziv luan rolin e nje aktoreje qe po ashtu tradheton burrin. Po e njejta aktore, pra Laura Dern, ne jeten e saj te vertete, po ashtu ben edhe ajo nje tradheti bashkeshortore.

Pra i bie qe historia e filmit te jete trefish e ngaterruar 

 

 

 

2 comments

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s