“HAMACA PARAGUAYA” -film paraguajan nga Paz Encina


Filmin e saj te pare regjizorja e re paraguajane Paz Encina e prezantoi ne Festivalin e fundit ne Kanë, ne kategorinë “Nje lloj shikimi” dhe filmi fitoi Cmimin e rendesishëm FIPRESCI qe eshte çmimi i Kritikës (çmim qe e vendos totaliteti i kritikëve te kinemasë).

HAMACA PARAGUAYA” do te thote hamaku paraguajan : ne anglisht eshte hammock, ne shqip, shtrat prej pëlhure, i varur ne pemë.

Do ta them qe ne fillim: per mua, filmi eshte KRYEVEPRA E VITIT ! Nje meteor i vertete kinematografik: filmi perbehet gjithesej nga 4 plane (sekuenca) filmike fikse dhe … kaq !

Ne qender te filmit, te ulur ne shtratin prej pelhure, qendrojne pergjate 1 ore e 20 minutash nje çift i moshuar fshatarësh paraguajane, te cilet presin kthimin e djalit te tyre nga lufta. Ata presin shiun (ben shume nxehte), presin erën, presin qe qeni te pushoje se lehuri. Presin djalin e tyre te vetem. Presin kohë me te mira…

Fiklmi eshte i ndertuar i gjithi ne baze te dialogut te dy fshatarëve te moshuar, nje dialog i supozuar, pasi buzet e tyre nuk levizin, pra eshte nje dialog mendor, i heshtur., i gjithi ne gjuhen guarani, gjuha e folur nga indigjenët paraguajanë (30% e popullsise), para se te pushtoheshin nga kolonizatorët spanjollë.

Si ne teatrin e vjetër primitiv grek, ne ate shtrat prej pëlhure luhet tragjedia e perjetshme njerezore: A do kthehet biri i tyre nga fronti i luftës? A ka vdekur ?
Pergjigja eshte … heshtja, lënda më e mrekullueshme (por dhe më e veshtira per tu filmuar !!! ) ne kinematografi. Magjia e filmit eshte se heshtja aty eshte polifonike, e konvertuar ne copëza te vogla hapsire dhe kohe ! HESHTJE E COPEZUAR NE HAPSIRE DHE NE KOHË !

Nese pranon 10 minutat e para te filmit, te perbera nga NJE imazh i vetem fiks, filmi vjen vete tek ty. S’kam ç’të them më tepër : MASTER PIECE !

 

 

.
Citim…Mbase me keto elemente autorja quan vepren e saj film!
Them qe mund te jete dokumentar pasi regjizore te tjere kane dhene me shume me veprat e tyre..

ah, ok, ndofta nuk ke mund me “u fut” ne film (me ka ndodh e me ndodh me plot te tjere). perkudrazi, mua me duket se “Hamaca paraguaya” eshte film (fiksion) ne kuptimin me te plote te fjales. Ti e di fare mire qe kamera nuk eshte e domosdoshme te “levize” ne nje fiksion (kujto shprehjen e Bergmanit qe enderronte te xhironte nje film ku i gjithe filmi te perbehej nga nje plan i vetem, fiks !).

Po ashtu, persa i perket anes skenaristike, filmi eshte fiksion i vertete, per me teper qe regjizorja nderton nje histori ku çifti i pleqve, nepermjet dialogut te tyre te “heshtur” arrijne te ngrihen MBI realitetin (vdekja e mundshme e djalit te tyre te vetem), dhe e shpetojne, pikerisht ne menyre fiktive (fiksion!) jeten e djalit te tyre, PIKERISHT falë ketij dialogu. Pra gjithshka eshte mizaskene (mise en scène = venie ne skenë)
Shkurt, dua te them qe filmi mund te jete i mire apo i keq, i arrire apo jo, por veçse dokumentar nuk eshte. Hidhi nje sy per kuriozitet komentit te CdC…

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s