“BORAT” – film amerikan nga Larry Charles


Mire thote nje fjale e urte jona: “Mos foli goja para mendjes” : duhet me e pà filmin “BORAT” per te kuptuar qe behet fjale per nje satirë inteligjente, krejt anti-political correct dhe gjithe humor (dhe aspak per nje film stupid e banal!).

Sapo dola nga filmi dhe po hedh dy-tre mendime, per nje film goxha te debatuar.

Ajo qe eshte e habitshme eshte se filmi jo vetem qe nuk turperon Kazakistanit, por perkundrazi, bën leckë Amerikën ! Ose me sakt, “BORAT” tallet jo vetëm Amerikën, por shkon akoma më larg, tallet me njeriun e shek. te 21 ne pergjithesi: amerikan, kazak, shqiptar apo kinez qoftë ! Filmi ne fakt eshte nje pamflet qe vë ne lojë botën aktuale ku jetojme, nje bote e mbushur me budallenj, secili ne llojin e tij: budallallëk kazak, budallallëk amerikan … e keshtu me rradhë, duke denoncuar rracizmin, obskurantizmin, maskilizmin, homofobinë etj etj.

Gazetari kazak Borat shkon ne USA per te mesuar mbi jeten e “qyteteruar” amerikane, dhe ketu eshte thelbi i filmit: Borat stigmatizon permes humorit megallomaninë e nje shoqerie (asaj amerikane !) qe i rré mendja te jete modeli i vetem per gjithe planetin !

Larry Cahrles duket regjizor i zgjuar: duke perdorur provokacionin si armë humori, “BORAT” eshte nje film i vertete politik : nje pjese e mire e “dokumentarit” amerikan eshte xhiruar me kamera te vjedhur, bashkebiseduesit amerikanë te Boratit kujtojne se po bisedojne vertet me nje gazetar nga Kazakistani, besimtarët evangjeliste jane po aq torollakë sa Borat-i etj etj.

Sa per Kazakistanin, perveç se rritja e numrit te turistëve qe do te duan te vizotojne tash e tutje kete vend, nuk mendoj se filmi do te kete ndonje efekt “negativ”. Nje film qe per mua eshte komedia më inteligjente e vitit (si duket, kompanite hollywood-iane kane filluar me e kuptu qe më mire te xhirosh nje film me buxhet modest dhe gjithe humor sesa komedite debile me star-e qe kerkojne miljona e qe jane po aq qesharakë sa rolet qe luajne !)

web-site: http://www.boratmovie.com

http://www.borat.tv/http://www.borat-lefilm.com

 

 


mbas keti filmi po.do vershojne turistat drejt kazakistanit.lol.vetem kjo sdo ndodhe.

E ke gabim : Kazakistani eshte vend goxha turistik (imazhet e filmit pothuaj s’kane te bejne fare me vendin ne fjalë).

EURONEWS (kanal TV) jep shpesh reklama turistike te ketij vendi. Mos te duket habi qe, permendja e emrit te ketij vendi ne nje film kaq te shikuar ne mbare boten, mund te shtyje turistë per ta vizituar. Vendet e asaj zone (Kazakistani, Uzbekistani, Trkmenistani…) pershkohen nga “Rruga e Mëndafshit” (Silk Road) dhe jane goxha te vizituara. Filmi nuk ben gje tjeter veçse i jep nje kolpo suplementare kuriozitetit turistik drejt asaj zone gjeografike.

 


Gjithsesi, cdo mendje e zgjuar e kupton se Borat nuk ve ne loje Kazakhistanin, aq sa ve Ameriken dhe boten e zhvilluar ne pergjithesi.

Me se shumti eshte kjo e dyta. Filmi “BORAT” eshte i populluar nga budallenj te te gjitha rracave dhe kombësive dhe ketu qendron dhe forca e filmit ! Ajo qe eshte interesante eshte fakti qe filmi ka prekur nje mase shume te gjere spektatori, gjë e rrallê kjo per filmat cilësorë.

Në shqip, ka nje fjale qe eshte farsë. Farsë quhet nje ngjarje, nje akt qe “ta fut me lezet”, siç thuhet ne shqip. Fjala shqipe farsë vjen nga frëngjishtja farce qe ne fakt, ne kuptim te pare, do te thote kimë, pra ajo gjëja me te cilen mbushen specat e mbushur, kima e famshme, ose gjeli i detit.
Edhe ne frengjisht, fjala ka si kuptim te parë kimën e famshme, dhe si kuptim te dyte nje akt qe “ta fut me lezet”, pra “që te rré mendjen, ta mbush mendjen”, njesoj siç mbushet gjeli i vitit te ri ! Dhe Gjeli, ne rastin e “Borat” eshte Amerika, por edhe me gjere, bota aktuale ne pergjithesi ! Dhe kima, pra farsa, eshte Borati !

Me sa kam degjuar nuk ka ngelur njeri pa e hedhur ne gjyq Boratin, te shohim sa fitim do nxjerre si perfundim…

Kjo qe thua eshte interesante dhe konfirmon ate qe shpreha me lart: te gjitheve ju ka djegur nga farsa (kima !) e Boratit !! 

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s