“DRITAT E PERIFERISË” (”Laitakaupungin valot”) – film finlandez nga Aki Kaurismäki.

Image result 

 

Më i madhi nder kineastët finlandeze prezantoi ne Festivalin e fundit te Kanës filmin e tij te rradhes “Dritat e periferisë” (”Les lumière du faubourg“, aka “Lights in the Dusk” ) qe sapo e pashë.

Filmi ka ne qender Koistinen-in, nje roje nate ne nje supermarket lluksoz ne Helsinki, kryeqyteti i Finlandës.
Nje grup mafiozësh arrijne t’a shfrytezojne si roje nate, per te vjedhur nje bizhuteri super te shtrenjte, permes nje gruaje te re bjonde e cila e arrin ta manipuloje atë, duke shfrytezuar etjen e tij per dashuri.
Koistinen-i perfundon ne burg, pa punë, pa liri, pa ëndrra. Por pikerisht ketu fillon dhe filmi, edhe pse jemi gati-gati ne fund te tij.

Që Aki Kaurismäki eshte nje gjeni, kete e dija, por nuk mendoja se permes filmit te fundit do arrite nje persosmêri kaq te larte ne kinematografine e tij. “Dritat e periferise” ne dukje eshte nje film “i vogël”, por ne thelb, i madh sa dhe talenti i regjizorit : në asnje moment, filmi nuk shet “spektakël”.

Gjithshka eshte e thjeshte, elegante dhe e kursyer ne fjalë dhe imazh: rrallehere kam pare nje film ku aktorët flasin aq pak, por shprehin aq shume. Kulmi i humanizmit në kinema !

Kuptohet, filmi ka per babà artin kinematografik te Robert Bresson-it, por Kaurismaki e çon edhe më tej artin e tij.

Nje film fjalëpak por talent-shumë !

KRYEVEPËR!!!

 

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s