“THE QUEEN” (“Mbreteresha”) – film anglez nga Stephen Frears


Filmi më i fundit i regjizorit te njohur anglez Stephen Frears “THE QUEEN” (“Mbreteresha”) u prezantua ne Bienalen e fundit ne Venecia dhe Helen Mirren, aktorja kryesore e filmit ne rolin e Mbretereshes se Anglise Elisabeth II, fitoi kupën Volpi si aktorja më e mirë e festivalit (ne foto, ne momentin e marrjes se trofeut, ne shoqerine e regjizorit Stephen Frears)

Historia e filmit:

Jemi më 30 gusht 1997, Lady Diana vdes ne nje aksident makine ne Paris. E gjithe Anglia eshte e tronditur. Mbreteresha Elisabeth II vazhdon te heshte, vazhdon te mbetet e distancuar dhe ne dukje, indiferente. Por nuk eshte tamam ashtu…
Nga ana tjeter, Tony Blair, i zgjedhur 3 muaj me pare si kryeminister, ndjen se diçka nuk shkon. Dhe ben ç’eshte e mundur që ….

“THE QUEEN” ishte filmi më i duartrokitur ne Venecia por dhe une do kisha duartrokitur po te isha !

I pershkruar gjithe kohen me nje humor te ftohtë british, filmi eshte nje reflektim mbi pushtetin, i lujatur nga aktorë formidabël ! Cuditersiht, ne asnje moment filmi nuk bie ne grackën e karikaturës, satira eshte e milimetruar dhe asnjehere e tejkaluar ndaj dhe filmi eshte tejet kredibël (i besueshëm).

Thjesht i magjishëm ! BRAVO !

 

web-site i filimt ( & TRAILER)http://www.thequeen-lefilm.com/

 

 

 

23 comments

  1. film interesant. Ndjek kodet hollywoodiane, mendoj.
    Por filmon te padukshmen ne kuptimin qe nese ka nje skene (stage) ku familja mbreterore ve ne loje aktet e saj publike, ky film merret me prapaskenen ose regjisuren e kesaj loje te familjes mbreterore.
    Eshte nje kendveshtrim qe ben pershtypje ky i McFrear sepse bashkon dhe unifikon nen njerezoren, kende politike te papajtueshme, sic shihen ato nga salla e publikut.
    Eshte reflektim per pushtetin, ajo eshte. Personalisht me beri pershtypje filmimi i qytetarise, kultures se qytetarise se njerezishme te shoqerise britanike (pra dhe euro-perendimore), permes filmimit te detit te heshtur te solidaritetit karshi Dianes, ne vdekjen e saj. Ky moment ben te kuptosh diferencen e madhe te shoqerise sone, me Europen ku ajo aspiron per te hyre.

    Liked by 1 person

    1. E kam ripare (rastesisht) para disa javesh sepse, duke qene film ‘per publikun e gjere’ (eshte siç thua ti: ai ndjek jo pak kodet hollywoodiane), TV e jep shpesh.
      Eshte film i mire (kisha kohe pa e riparë). Me (ri)pelqeu shume (dhe mu be qejfi qe ndodhi ashtu).

      Like

      1. ka renditje te mire ne listen e 2006-es, The Queen, e cila pervec se nje liste mjaft e gjate, eshte e pasur shume ne cilesi (gje qe e konfirmoj se disa tituj te listes po i shoh edhe vete).
        Mirepo duke ditur qe procedon me kodet per publikun e gjere, ne kohen qe qendron fort edhe cilesisht (qe e provon renditja ne dhjetshen e 2006), eshte nje cike konfuzion se si ia mberrin ky film, ku qendron forca e tij. Kujtoj qe gjithashtu mua me pelqeu mjaft.

        I fundit ku mund te kesh folur per nje film qe bashkon “entertainment” me kinematografine, mos gaboj ka qene ne komentet per “Elle” i Verhoeven (por ato nuk jane me, me nderprerjen e blogut te 1re)

        Liked by 1 person

  2. Po i rihidhja nje sy listes se 2006-s : oh sa vit i mire!

    Por do korigjoja disa gjera nga lista : psh, do i ngrija ne renditje filma te tille si sri-lankezin “Toka e braktisur” (nje perle e vertete – e kam ripare !!), ose dy filmat gjermanë “Lucy” dhe “Montag”. Por dhe “Borat” vlen shume here me teper se sa pozicioni qe mban në renditje.

    Sigurisht qe “Cœur” i Alain Resnais (mos hezito asnje sekonde te vetme te shohesh filma te tij!!) meriton vend sh sh sh here pozicion me te mire (nga te paktit qe kam riparë, nga ajo liste); po ashtu, “Ne kujtim te baballareve tane” i Eastwood eshte FILM I SHKELQYER ! (por 2006-a ka qene periudhe gjate te ciles i njoroja çik më kollaj se “ç’duhet” filmat hollywoodiane 😉

    Ndersa ne kategorite “dobet shume” dhe “horrible”, s’kam bere asnje gabim 🙂 jam krenar per kete !! 🙂

    Like

    1. ke kaluar testin e kohes qe eshte gjykatesi me i rrepte 🙂
      Te vjen keq qe cilesia e nje dekade me pare, sot eshte e kompromentuar (keshtu duket po t’i shohesh krahasimisht listat reciproke, mendoj), do ish mire te shihnim sot, shume nga punet e atyre viteve.
      Eshte e nevojshme retrospektiva. Por edhe rishikimi i listave si kjo qe sapo bere melart.

      Like

      1. mendoj se eshte pune lekesh. Konstatoj qe gjithe e me shume regjizorë te rinj te talentuar nuk arrijne te bejne nje film te dyte.

        Krize e madhe – thote nje i afermi im 😀

        Like

  3. TOP-10 per vitin 2006

    tek sheh 10 vendet e para mendon: sikur renditja te jete pa vende, diferencat jane te ngushta sidomos mes 20-30 titujve qe pasojne, saqe duket se zihen me grushta me nj-tj per nje vend me lart a me poshte.

    Per A. Resnais, kombesia fr. eshte veshtire te gjendet pa kaluar ca kohe, filmi. Pranaj dhe duam s’duam, mbetemi pas ne ndjekje te ketij blogu. (Meqe Alain per Alain, ket vit kam pare dy nga A. Guiraudie (te 2009es dhe 2016es) – te papare! Ah, po, edhe Pascale Ferran 2006 pune e perkryer. Nje a dy te Claire Denis, etj. Sic shihet autoret numurohen me gishtat e nje dore). Rrofsh.

    Liked by 1 person

    1. Resnais ka vdekur déjà dhe filmat e tij kane qene shfaqur ne rrjetin e gjere te kinemave keshtu qe nuk besoj se eshte sh veshtire per te gjetur filmat e tij. Eshte nga te rrallet fare-fare regjizore franceze te kete mundur te jete autor, gjithe duke bere filma te parë nga shume palë sy
      Ishte nje sygjetim…

      Guiraudie eshte… ‘i çmendur’ ! Nga te rrallet regjizore qe e kam takuar(ka qene ne 2009) ne fund te shfaqjes se filmit te tij “Le Roi de l’évasion” (Mbreti i arratisë). Bisede me spektatoret ne salle.
      Ti paske pare edhe “Rester vertical”, film edhe me i çmendur se vete Guiraudie 😀 . Film i shkelqyer! Godardian par excellence (godardain ne sensin qe filmi nuk mundohet te jete i ‘perkryer’ nga fillimi ne fund, por qe arrin te kete skena te papara ndonjehere me pare ne cinema). pra film i bere me nerv, me pasion, jo vetem qe ‘te pelqehet me çdo çmim’.

      Hehe, duke folur, me hypi nepsi per te ripare filma te Guiraudie ! 🙂

      Like

        1. bera te kthehesha ketu qepare, por postimi i ri me ktheu sepse i vetmi per gjithe Dhjetorin 2017.
          Nga dy tituj e A. Giraudie, Le roi d’evazion e kuptoj me kollaj dhe e pelqeva me shume. Ne fakt masa e pelqimit ishte shume me e madhe sesa masa e te kuptuarit.
          Prandaj eshte ngushelluese kur e quan ‘i cmendur’ autorin.
          Rester Vertikal m’u duk fort egzistencial, te pakten tematikisht. Megjithqe eshte thene, permbajtja buron nga forma po aq sa dhe nga tregimi. Ajo cfare mendova per te ishte nje film perpara ne kohe. … Mbase ‘i cmendur’ i ve kapakun te gjithave.
          Keto tuajat (fr.) jane pjese te rralla, shuume te bukura… Tani qe ‘flas’ kujtohen skenat: jo thjesht shijojne, jo vetem cudisin, por edhe thua me vete si i bejne keta njerez keto pune.
          flm.

          Liked by 1 person

          1. Rester vertical ka skena qe njeriu nuk i harron “sa te kete jeten” : psh skena e mbylljes me ujq (ai ka thene ne nje interviste qe e ka xhiru skenen ne fjale me ujq-qenër te vertete, por te zbutur nga profesioniste qe merren me ate pune); ose skena e seksit me plakun.

            Ne kete prizem thoja qe eshte dhe goxha godardian Guiraudie. Se dhe filmat e Godard, ASNJEHERE nuk kane qene ‘te arrire’ ne teresine e tyre. Kurre ! (e fundja, pse duhet qe nje film te jete ‘i arrire’ teresisht ??). Amà permbajne ca skena qe regjizore ultra te talentuar do enderronin ti benin ! (siç thote Scorsese :”ah sikur te isha vetem nje dite Godard”).

            Like

            1. skena e mbylljes me ujq eshte shkelqim qe vret, madheshtore e bukur e erret e eger. Skena me plakun e papare e padegjuar, jashte e brenda humanes, ne te njejten kohe, thellesisht. Skena e zenies se lypsareve poshte ures, lindja e femijes, pasiguria e njeriut nga njeriu si paralele me egersine e Natyres. Por edhe ne drejtperdrejtesi, jo vec figurativisht.
              Plotesisht dakord mbi filmin “perfekt”.
              Perfeksioni shpesh shtyn drejt korrektesise politike, dmth hiokrizise.

              Like

                1. ka kenge/soundtrack ne ate skene, kujtoj 🙂

                  ……

                  “I KE RENE KOKES”
                  te detyron filmi, s’flet dot ndryshe.
                  Rrofsh per toplist 2017 🙂

                  Like

          2. “Se tani qe ‘flas’ te kujtohen skenat: jo thjesht shijojne, jo vetem cudisin, por dhe thua me vete si i bejne keta njerez keto pune.
            I rashe shkurt”

            Jo, nuk i ke rene hiç shkurt; I KE RENE KOKES !!!

            Like

    1. eshte problem kur ka konkurrence filmi, pastaj edhe viti kinematografik mendoj kushtezohet nga ngjarjet e veta.

      Rester Vertical sic duket po permireson veten ne kohe… gje teper e mire

      Like

      1. Kjo po ! Në frengjisht, do thuhej “il se bonifie”.

        Cudi se si ti fole per dicka te tille, pra per permiresimin e nje filmi “me kalimin e kohes”. Eshte nocion ABSOLUTISHT kinofilik !!

        Like

Leave a comment