Mbi “Carrie”, 1976 – Brian de Palma

“Carrie” duhet ta kem pare per here te pare kur kam ardhur ketu ku jam … ne kasete video. Ishte ndofta nga filmat e pare te tipit fantastik (por me elemente horrori) qe duhet te kem pare… Por edhe shume nuk merrja vesh nga kinemaja asokohe, por ja qe me impresionoi ! Pastaj, rastesia duhet ta kem ripare edhe dy-tre here te tjera, kur eshte ritransmetuar ne TV.

Me kujtohet qe qysh atehere m’u duk se regjizori kishte diçka te veçante (dhe sot, pasi kam pare dhe filma te tjere te tij, e kuptoj plotesisht pse Brian De Palma konsiderohet si emër ne kinematografi ). Ti e di fare mire qe kinematografia eshte me se shumti (per fat te keq, mendoj une) pra eshte më se shumti art anonim, pra shumica e filmave ngjajne aq shume me njeri-tjetrin sa eshte veshtire te dallosh cili eshte regjizori i filan apo fistek filmi. Ndersa filmat e De Palma-se dallohen, ai ka nje fare gjuhe te tijën. Pra eshte ajo qe shpesh ketu ne France quhet “cinéma d’auteur”, pra kinematografi me autorësi.

Tani, pse me pelqeu “Carrie” ? Hajde merre vesh !lol E besova si film ! (Mendimi im eshte qe filmat jane si puna e rakisë (dhe jo vetem e rakisë, kuptohet !  : duhet të të zënë qe ti pelqesh. Por e pranoj se filmi edhe duhet te jete “plakur” (moda e viteve ’70 … etj etj) edhe pse nuk e kam pare keto kohet e fundit.

Megjithate, kam pershtypjen se tek “Carrie” me pelqen pastertia e narracionit, forca brutale e personazheve (por JO e ekzagjeruar !!), Sissy Spacek ( e adhuroj si aktore !!! E ADHUROJ !). Sigurisht, efektet vizive te filmit (qe eshte i vitit ’76!!) jane tejkaluar shume e shume here qe prej asaj kohe (i thone para 30 vitesh!!), por ajo qe mbetet autentike tek “Carrie” eshte delikatesa me te cilen e pershkruan regjizori shpirtin e heroines kryesore. Sot e gjen rralle nje delikatese te tille, tek filmat e kesaj gjinie (horror-fantastik).
Ja kaq, me sa me kujtohet …

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s