“Les Anges exterminateurs” (“ËNGJËJT SHFAROSËS”) – film francez i JC Brisseau


Historia e filmit:

François, regjizor tek te 40-tat, pregatit nje film te ri dhe per kete, ben disa prova me dy aktore te reja per nje skenë erotike te filmit ne fjalë. Ne te vertete, ai eshte i interesuar te regjistrojë ne negativin e filmit kënaqesine femerore, pra orgazmën femerore. Naiv dhe i sinqerte ne kerkimet e tij kinematografike, François bie pré e inkoshiences se tij, dhe deri diku, e sinqeritetit te tij.

Engjejt shfarosës” eshte film autobiografik, sepse regjizori i filmit, Jean-Claude Brisseau, vitin qe shkoi, ka patur probleme me drejtesine franceze, pikerisht per shkak te filmit te tij te meparshem “Choses secrètes” (“Gjera sekrete”), realizuar ne 2002 : disa nga aktoret-kandidate per ate film, e hodhen ne gjyq regjizorin ne fjale duke e akuzuar se ai, ne nje fare menyre, donte te perfitonte nga ekzibicionizmi erotik i tyre gjate provave.

Thelbi i filmit qendron tek pyetja: te filmosh orgazmën dhe misteret e kenaqesise femerore (pra realitetin), mos do te thote vallë qe ne emër te realizmit, te autenticitetit, te kalosh ne voyeurizëm ?? Deri ne ç’pikë realiteti duhet ta ushqeje fiksionin (filmin)?

Ajo qe eshte interesante ne film eshte ana inkoshiente e vete filmit: duket se dhe vete regjizori (Jean-Claude Brisseau) nuk kupton gjithshka nga keto punë dhe pikerisht, “injoranca” e tij perben dhe pasurinë kryesore te filmit. “Engjëjt shfarosës” eshte nje film ku universi i kenaqesive mbetet nje mister ku perzihen deshira per te filmuar me dëshirën(si ndjenjë), kenaqesia personale e secilit nga ne me kenaqesine qe i falim tjetrit, tabutë e atij qe shikon(filmon) me tabutë e supozuara te atij (asaj) qe shikohet (filmohet).

Film i realizuar me mjete te pakta finaciare, por me ambicione te larta kinematografike : J’ai beaucoup aimé !

 


 

Shtator 16, 2006

Les anges exterminateur,estetikisht i mrekullueshem.

Ajo qe eshte interesante tek filmat e Jean-Claude Brisseau eshte nje fare estetike gati-gati prej telefilmi te keq (tip M6  ), qe i ben filmat e tij te jene estetikisht ne fije te perit : ne çdo moment, thua me vehte: bo booo, mori fund ky film ! Kam parasysh “Choses secrètes” (qe duhet ta shohesh !!) por dhe filmin e tij te fundit (pra: “Engjejt shfarosës“).

Ne fakt , per mendimin tim kjo vjen per dy arsye: se pari, mungesa e mjeteve financiare. Per “Choses secretes” (film, te cilin “Les Cahiers” e paten vendos te parin ne TOP10 e tyre te 2002-shit !!) Brisseau pat kerkuar nga producentët gati 3 fishin e mjeteve financiare qe ju afruan. Pak a shume, kjo ndihet edhe tek “Engjejt shfarosës“, por gjithsesi, diç me pak.

se dyti, Brisseau eshte nga te rrallet regjizore aktualë natyralistë (qe guxon dhe fut elemente surealiste ne film) dhe perdor muzike shpesh lirike (ne degjim te pare, thua: “ç’eshte kjo muzike debile !!”), pa patur pikën e frikës së rënies ne pathos.

Une them se ketu qendron dhe forca e filmave te tij: ne dukje, film i keq i tipit “telefilm M6”, por në thelb, kurajo artistike.

Une them qe Brisseau, bashke me Garrel, Desplechin, Dumont, mbetet nga te rrallët regjizore franceze besnikë te artit te tij dhe qe nuk bejne pothuaj asnjehere filma mediokër, edhe pse, per mendimin tim, kinematografia franceze o sot o kurre duhet te rinovohet sepse nuk e shtyn dot më me nje gjeneratë tejet te plakur per nga mosha (mos harro se Brisseau eshte plot 62 vjeç … !)…

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s