“TAKESHIS’ ” – film japonez nga Takeshi Kitano

Image result

Takeshi Kitano eshte “tip më vete”: filmi i tij me i fundit, “Takeshis’“, eshte nje film krejt destruktiv por gjithe pasion ! Me nje strukture jo-lineare, nje spektatori qe nuk eshte i paralajmeruar per nje film te tillë, mund ti duket nje film pa kuptim dhe krejt i çmendur.

Ne qender jane dy personazhe: njeri eshte Beat Takeshi, aktor i famshem ne Japoni (dhe qe nuk eshte gje tjeter veçse Takeshi Kitano, i cili me pare se te jete regjizor, ka qene aktor nen emrin “Beat Takeshi”), dhe tjeteri eshte Kitano, nje shites i mjeruar i nje dyqani te vogel, qe enderron te behet aktor i madh.

Te dy rolet luhen nga vete aktori-regjizor Takeshi Kitano.

Me i madhi nder regjizorët aktuale japoneze ritrajton, kondenson por dhe i shperthen temat e perdorura ne filmat e tij te meparshem dhe filmi i tij, ne thelb, eshte nje pyetje vetvehtes se ç’eshte kinematografia, ç’eshte imazhi, ç’eshte krijimi artistik. Pra filmi “lan” hesapet me imazhin viziv. Regjizori rrefen se deri ne ç’pike magjia e kinematografisë eshte manipuluar vit pas viti gjithe e me shume, deri ne ditet tona ku nuk i ka ka mbetur pothuaj hiç gje fare…

Narcizik ne kuptimin më nobël te fjalës, filmi, ne formen e nje puzzle-i, vë ne loje personalitetet e shumëfishta qe fshihen brenda te njejtin personazh: brenda Takeshi Kitanos dora vete ! Si rralle ne ndonje film, aktori-regjizor tall by… me vehten !!

Per nga forma i ngajshem me “Mulholland Drive” te David Lynch-it, por edhe i frymezuar nga dekonstruktivizmi i Jean-Luc Godard-it, “Takeshis’” eshte gjithsesi, nje film puro Kitano, dmth eshte … nje perlë rrallë !!

web-site i filmit www.office-kitano.co.jp/takeshis/ 

 

 

 

 

Advertisements

2 comments

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s