“MARIE-ANTOINETTE”, film amerikan nga Sofia COPPOLA

Marie-Antoinette Movie Poster

Vajza e Mbretit te kinematografise amerikane, pra vajza e Francis Coppola, Sofia, na ka bere nje film per mbretëreshën franceze, Mari-Antuanettën, gruan e Luis XVI-të, mbretit qe ju pre koka nga revolucioni francez i 1789-ës.

Marie-Antoinette” eshte nje film super-produksion i kushtueshëm në parà, prezantuar ne Festivalin e Kanës. Regjizorja 34 vjecare Sofia Coppola (autore e “Virgin suicide” dhe e “Lost in translation“) ka dashur ta kthejë ne nje film origjinal, ku ndihet dora e regjizores, pra ne nje film gati personal : mberritja e mbretëreshës austriake Marie-Antoinette ne oborrin mbretëror francez eshte trajtuar me nje fare ironie qe aludon per jeten e Sofia Coppola-s ne oborrin mbreteror hollywood-jan te babait te saj Francis Coppola, andej nga viteve ’70-te ). Pra, regjizorja e re ka dashur ta transformojë filmin e saj ne nje film-udhëtim drejt psiqikës rinore te nje mbretereshe qe hyp ne fron kur ka vetem … 18 vjeç !

Te gjitha keto te bejne te kuptosh se krahasimi eshte bere edhe me “super-star”-et aktualë te TV dhe te muzikes, vogelushet 18 vjeçare te emisioneve tv-reality shows : te çmendura pas rraqeve, xixave, shampanjës, luksit, por qe ju mungon dashuria e vertete. Ndaj dhe filmi shoqerohet gjithe kohes me muzike punk-rock apo pop qe nga “New Orders” e deri tek “The Cure” , edhe pse ngarjet zhvillohen te gjitha ne shek e XVIII-te.

Personalisht, pak më pelqeu filmi… Disa momente, sidoms nga mesi, ngjanin me se shumti me nje clip video te stergjatur… , nganjehere filmi duket nje argëtim kiç… nuk di, qofsha une i gabuar …
Gjithsesi, Kirsten Dunst eshte e mrekullueshme ne rolin e mbretereshes Marie-Antoinette.

 

web-site & TRAILER : www.marieantoinette-lefilm.com


CitimAs mua nuk me pelqeu. Cudi sesi ka arritur te pranohet ky film dhe jo filmi i dyte i saj (Lost in traslation 2003); dhe sesi qendroka ne nje festival, gjoja i dashuruar (i lidhur) me kinemane si Art, filmi i SC me filmin e Costa “En avant jeunesse”? Cudi!
Ne kete festival duhet te kete patur filma te mire, siç edhe shkruajne gazetat, por une po pres vetem “Flandres” dhe “Babel”.

Mua me duket se Sofia Coppola nuk ka ndonje talent kushedi çë. “Lost in translation” më pat pelqyer, por pa e konsideruar si nje film qe te mrekullon dhe te lé pa mend…

Pse u seleksionua filmi ne kategorine e konkurimit zyrtar- pyetja eshte e drejte. Mendoj se u seleksionua kryesisht per faktin qe filmi trajton nje pjese te rendesishme te Historise se Frances, dhe fundja, Kana ndodhet ne France, n’est-ce pas ?  Po ashtu, duhet te kete ndikuar fakti qe pikerisht filmi i saj i meparshem “Lost in translation” nuk qé seleksionuar… pra si per te “shlyer” nje “gabim”. Shto ketu dhe mbiemrin…

Per mua, “Marie-Antoinette” eshte thjesht film i korruptuar (tamam siç ka njerez te korruptuar, ka dhe filma te korruptuar). Me kete dua te them qe regjizorja ka bere 1001 lëshime per te nxjerre ne drite nje film qe te tërheqe sa me shume publik per te rembursuar koston e larte te filmit. Dhe per te terhequr sa me shume publik, doemos qe ka ulur shkallen e ekzigjences artistike (dhe qe eshte goxha e ulët, per mendimin tim…)

Sa per faktin se “Marie-Antoinette” qendroi ne konkurim krah per krah me nje film tejet te ndryshem (dhe vertete artistik !) siç duhet te jete ai i portugezit Pedro Costa, kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh nje gje e tille: eshte ne mode ne Kanë qe seleksionimi zyrtar ne konkurim te perzgjidhet disi “i larmishëm”, pra te kete nga te gjitha llojet e kinematografive: edhe filma artistikisht rradikalë, edhe produkte gjysem apo teresisht hollywoodiane (“Marie-Antoinette” eshte production i “Columbia”, nja nga kompanite me te medha te Hollywood-it, mos harro !) edhe … edhe … . Nejse, kjo eshte tipike per pothuaj te gjithe festivalet nderkombetare te filmit (eshte si puna e festivalit folklorik te Gjirokastres  ).

Qershor 25, 2006

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s