“Falscher Bekenner” (“Gënjeshtari”) – film gjerman nga Ch. Hochhäusler.


“La nouvelle vague” (“Vala e re”) e krijuesve te rinj gjermane nuk pushon së më habituri, keto dy-tre vitet e fundit. Christoph Hochhäusler, regjizori i ri 32 vjeçar gjerman, më kujtohej permes filmit te tij te pare ne 2004-ën : “Milchwald” (Le bois lacté), nje film qe nuk harrohet kollaj, dhe kete vit, ai shfaq neper kinema filmin e tij te dyte “Falscher Bekenner” (L’imposteur”, aka “Gënjeshtari” aka “Low profile“) ku ne qender eshte Armin-i, nje adoleshent 18 vjeçar.

Armini ka nje problem në jeten e tij: ai nuk “ekziston” ! Edhe pse ka prinder, vellezer, komshinj, Armini kerkon pa pushim dhe me ngulm nje vend pune, kerkon te kete nje te dashur, pra kerkon nje ekzistencë, kerkon te behet dikush-i, nje njeri “normal”, ose siç jemi mesuar te themi, “si gjithe te tjerët”.

Absurditeti i “normalitetit” të të tjerëve (nje punë, nje te dashur, nje shtepi,… bla bla bla, shkurt, nje maskë !) eshte kthyer në gracke per Arminin, dhe per te dale nga kjo grackë, atij i duhet te krijoje nje jetë te dyte, nje “bote” te tijën, nje territor nate qe ndodhet diku midis autostradash. Pikerisht aty, nje natë ai behet deshmitar i jetes “normale” te te tjereve : deshmitari i vetem i nje aksidenti rrugor. Dhe pikerisht kete “detaj” nga jeta, Armini do te perpiqet ta perdore si armë per te depërtuar me ne fund ne atë qe ne e quajme shpesh “jete normale” : duke u hequr, duke u shtirur si kriminel (qe ne fakt, nuk eshte !), Admini fiton nje identitet, qe edhe pse eshte ne fakt identitet i gënjeshtërt, i jep te drejten më ne fund te konsiderohet edhe ai si normal, pra “si gjithe te tjerët”, i jep te drejten te kete nje maskë (meqe te gjithe e kane nje te tille ne kete jete, nje maskë qe zakonisht ne jeten e perditshme quhet “vend pune i mire”, ose “shtepi te mire”, ose “te kesh nje te dashur”, apo “te kesh nje familje” etj etj, pse ai te mos e kete një ? Qofte dhe ate te kriminelit !

“Falscher Bekenner” nuk eshte film i thjeshte, dhe nuk ti ofron te gjitha ne tabakà. Pra behet fjale per nje film ku duhet te rrëmosh, te kerkosh: filmi te intrigon ne maksimum. E megjithate, asnje notë profesoraliteti (didaktizmi, mesim-dhënieje) nuk shikohet ne film, i cili perpiqet te mos jape asnje mësim, asnje moralizëm psikologjik, por thjesht te beje nje konstatim te natyres njerezore dhe te shoqerise njerezore. Nje film i ftohtë ku nuk ka te vdekur, ku nuk ka as vrasje, as prerje, por nje film qe te frigon shume here me teper se cili do film ku gjaku kullon lumë.

Pa dyshim, nje nga tre-kater filmat e pakët te ketij viti qe do kisha deshire ti rishikoja qysh nesër. Pra, thene ndryshe, nje nga tre-katër filmat me te mire qe kam pare kete vit !

 

web-site i filmit dhe TRAILER : http://www.falscherbekenner.de/

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s