Filmi italian “IL CAIMANO”(“Kumbari”) i Nanni Morettit


Sot pashe me ne fund filmin italian “IL CAIMANO” (“Kumbari”) te Nanni Morettit te cilin ai e prazantoi edhe ne Festivalin e Kanës te ketij viti.

Ne qender te filmit eshte Bruno Bonomo (luajtur ne menyre magjistrale nga Silvio Orlando), producent mediokër filmash te tipit “seri Z”, qe tenton te shpetoje kompaninë e tij nga falimentimi, duke lançuar prodhimin e nje filmi megalloman por fitimprurës te titulluar “Kthimi i Kristofor Kolombit”. Por duke mos arritur te gjeje mjetet e mjaftueshme financiare, producentit Bruno i duhet te perballet me falimentimin e nje projekti te tille fitimprurës, dhe nga ana tjeter … te perballet edhe me divorcin qe po i troket tek dera: gruaja e tij po i lë shëndenë!

Te gjitha keto rrefehen ne film me nota te nje humori te holle deri ne momentin kur Brunos i bie ne dore nje skenar tejet origjinal filmi, qe titullohet “IL CAIMANO” (“Kumbari”), skenar i shkruar nga nje regjizore e re. Dhe Kumbari, personazhi kryesor i filmit te ardhshem nuk eshte askush tjeter veçse i famshmi… BERLUSKON !

Midis satires politike dhe artit kinematografik, filmi i fundit i Morettit eshte nje fabul e rrefyer me nje inteligjence te holle, ku e qeshura, nje e qeshur e hidhur, ashtu sikunder dhe melankolia, kendojne lejtmotivin e filmit : “Si kemi rënë kaq poshtë ?”.

“IL CAIMANO” të le per nje kohe te gjate shijen e nje filmi magjistral, te nje filmi-satirë kunder budallallëkut njerezor (“the human silly thing” ose ” la connerie humaine”).

 

TRAILER: www.caiman-lefilm.com

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s