“VOLVER” (“Rikthim”) films spanjoll nga Pedro Almodovar


 

E premte, 19 maj 2006:
Mbreti i kinematografise aktuale spanjolle Pedro Almodovar ( http://www.forumishqiptar.com/showpo…7&postcount=62 ) prezantoi sot ne Kanë filmin e tij më te fundit dhe fati e do qe filmi ka dalë po sot edhe neper kinemate franceze !
Sapo dola nga kinemaja, dhe fjala e pare qe me erdhi ne mend ishte : Brilant !

“VOLVER” (“Rikthim”) i ka te gjitha gjasat te fitoje Palmen e Arte, per me teper qe Almodovar asnjehere nuk e ka fituar çmimin suprem te ketij Festivali.

Me nje regji tejet te kontrolluar, aksi i filmit perbehet nga nje grup personazhesh femërore me në qender Penelope Cruz. Nje film qe flet per jeten dhe vdekjen, dy fenomene te pandashme per regjizorin, e qe ushqehen pandashmërisht nga njera-tjetra. E gjitha kjo rrefyer me nota humori dhe trishtimi : e ëmbël – e hidhur…

web-site i filmit : www.volver-lefilm.com

 


 .
Citim“Volver”, e pashe.Almodovar mrekullon, rrezaton, por seç i mungon kinemase se tij, sikur ndodhet pak i “ngujuar” ne ate pozicionin e tij shume estetik, me ngjyra, me tabu, me percjellje mesazhezh femerore, me boten e nderlikuar te femres,etj…

 

Ne fakt, “Volver” eshte filmi (me duket mua) më i çveshur nga folklorizmat almodovariane, qe regjizori ka bere deri me tani (le film le plus dépouillé). A eshte me i miri ? Per mua, me i miri i tij mbetet “Hable con ella” (“Talk to her” “Parle avec elle”, “Foli asaj” – i 2001-shit).
Po tani, edhe akoma e akoma gjera te tjera nuk duhet pritur nga Almodovar, se ai ka thene jo pak gjera ne 25 vjet karriere (1981-2006 : 16 filma ) dhe prap gjen akoma gjëra per te thene. Jo keq, ë ?

Qershor 27, 2006

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s