“The Da Vinci Code” film amerikan nga Ron Howard


Sot (e merkure 17 maj 2006) hapet Festivali i 59 i filmit ne Kanë.
Jashte konkurimit filmi “The Da Vinci Kode” (bazuar mbi romanin kontroversial te Dan Brown me te njejtin titull) hap Festivalin. Dje ai u prezantua ne Kanë perpara 2000 kritikëve te kinematografise nga e gjithe bota dhe sipas shtypit te sotëm, u prit jo vetem ftohtë, por u vershellye dhe u prit me te qeshura nga nje pjese e tyre, sidomos ne momentet me vendimtare te filmit (kur profesori i semiologjise, luajtur nga Tom Hanks, i tregon vajzes se re franceze Audrey Tautou faktin e prejardhjes se saj kristike).

Meqe filmi eshte qe prej dites se sotme ne kinemate e Frances, shkova per ta pare.

Opinioni im : problemi i filmit nuk qendron ne faktin se ai eshte nje mega-prodhim 125 miljon dollarësh, pra nje film komercial, por problemi qendron ne faktin se ai eshte nje film i keq komercial. I ndertuar ne formen e nje supsens-i (thriller-i), “The Da Vinci Code” eshte nje tallje me kete lloj kinematografie, pra ai jo i bën nder, por e ofendon kinematografine komerciale popullore, e akoma me teper, suspens-in ne pergjithesi.

Ata qe ideologjikisht jane kunder nje filmi te tille (sikunder dhe librit nga ai e ka origjinën) per mendimin tim nuk duhet te merakosen aspak, pasi mediokriteti i filmit eshte aq flagrant, sa nuk do shume mençuri qe ta konsatosh : Dialogjet jane te stisura (sajuara), skenat krejt te pabesueshme dhe jo bindese (shpesh dhe qesharake !) keshtu qe filmi prodhon nje mërzi qe zgjat… 2 ore e 30 minuta !

Ne foto: Audrey Tautou dhe Tom Hanks dje ne Kanë (France)

 


 

Libri eshte interesant, dhe degjova qe filmi, megjithese me kritika jo shume te mira, prape do te thyeje rekorde per njerezit qe do ta ndjekin ketu ne Amerike.
Zakonishte filmat qe shfaqe para Memorial Day( festa e deshmoreve ne USA) marrin xhiro te mire paresh.
rofsh autori qe me kurseve paret e biletave per pese veta  po u huazoj librin me mire 

Filmi mund te beje “xhiro te mire paresh”, por gjithsesi, kam pershtypjen jo aq sa mund te kete pretenduar “Columbia” (kompania e Hollywood-it qe e ka prodhuar filmin).

The Da Vinci Kode” ose me mire “Da Vinci bllof” ka fort mundesi qe te rezultoje gjithsesi më i keq se libri. Kete te fundit nuk e kam lexuar, mund te jete interesant – siç thua ti, por nje gje eshte e sigurt: filmi humbet rrugen e tij ne intrigat e pafundme midis personazheve, duke humbur kohe te çkodojë, të shpjegoje gjithshka, permes sekuencave te sterzgjatura tejet deklarative duke bere jo vetem rrënimin e rrefimit (rrefimi ne nje film nuk eshte i njejte me ate në letersi, jemi dakort ! ), por dhe ti zhveshe personazhet nga çdo lloj substance. Per shembull Tom Hanks, nje aktor tashme i konfirmuar, nuk e kisha pare ndonjehere aq te zbrazur, aq pa konsisencë (pa permbajtje). Anketimi i tij si ekspert ne fushen e shenjave, eshte krejt mekanik: shume shpejt spektatori e kupton se te gjithe personazhet kryesore manipulojne njeri-tjetrin por… nga e gjithe kjo “loje” rezulton pothuaj nje hiç !

Nje diçka tjeter qe e demton rëndshëm filmin eshte problemi i raporteve midis besimit (faith) dhe Historisë (fakteve). Sigurisht, nje gërmim ne kete fushe mund te jete pasionant. Por ne film, nje gërmim i tille eshte i veshur me nje petk mistiko-new age, me teori komploti e bla-bla-bla qe e bejne filmin … qesharak.

Gjithsesi, Festivali i Kanës fillon zyrtarisht vetem neser, me filmat ne konkurim, e ku sigurisht do te kete evenimente filmikë per t’u kujtuar per nje kohe te gjatë…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s