“BUBBLE” – film amerikan i Steven Soderbergh-ut.


Gjeja e pare qe me erdhi ndërmend kur dola nga kinemja, pas shikimit te filmit, ishte : “Mos ma hodhi gjë vallë ??“.

Nuk e kam fjalen per filmin, sesa per regjizorin e tij, per Soderbergh-un : Ky i fundit, pasi mbushi xhepat me filmat komerciale “Ocean’s 11 dhe 12” apo treçerek komerciale si “Erin Brockovich“, ka vendosur ti tregojë miletit se di të bëje edhe filma indipendentë, siç quhen ne Amerikë (ose “film autor” – siç quhen ne Europe), pra shkurt, di të bëjë edhefilma jo-kemercialë. Dhe duke e ditur se filma te tille jane shume te pelqyer ne Europe, na e ka sjellë filmin e tij te fundit “BUBBLE” nga kjo ana e këtejme e Atlantikut, dmth, neper kinemate e Evropit.

Dhe, meqe ka vendos te beje nje film jo-komercial, Soderbergh-u ofron nje film me temë sociale, te realizuar jo keq, e qe te kujton filmat e vëllezërve Dardenne (Palmë e Arte ne 2005-en ne Kanë me filmin e tyre “L’enfant” [Fëmija] ). Por me gjithe deshirën e mire te Soderbergh-ut per te na provuar se ai di të bejë filma jo-komercialë, pra artistikë, kam pershtypjen se ai vazhdon ti konceptojë keto lloj filmash me të njejtat truke kinematografike të një mistreci (“crafty one” ne anglisht, ose “petit malin” ne frengjisht). Shembull: Plani final shpjegues i filmit (gruaja ne qeline e burgut) eshte patetik dhe qesharak !

Pra, pyes vehten: a beson vertet Soderbergh-u ne kete lloj kinematografie jo-komerciale, pra realisht artistike, apo thjesht e bën per te na treguar se di te beje dhe filma te tillë, duke luajtur kështu me ne atë lojën “kush bën poza më te bukura” ?? (Kosovarët do te perdornin në kete rast nje shprehje te mrekullueshme te tyren qe thote: “A mos e ban për me u dukë interesant a ?” 

Pikerisht per te gjitha këto, filmi vlen te shihet.

shenim 1: te gjithe aktorët e filmit jane amatorë dhe nuk kane luajtuar asnjehere më pare, as ne teater, as ne film

shenim 2 “Bubble” eshte filmi i pare ne Historine e kinemase amerikane qe te kete dalë nderkohe si në kinema ashtu edhe ne DVD, pra ne te njejten dite.

shenim 3: Nimfo, te kujtohet nje pyetje qe me ke bëre dikur ketu ne forum se ç’quaja une me moral artistik ? M’u kujtua sot …

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s