“V for VENDETTA” – film amerikan nga James McTeigue.


Skenaristë dhe producentë te filmit V for Vendetta” (Vendetta=Hakmarrje) jane vellezerit Wachovski (autorët e “Matrix”), skenar i ngritur mbi bazën e comics-it britanik (liber vizatimor) i anglezëve David Looyd dhe Alan Moore.

Regjizor eshte James McTeigue, asistent regjizor i vellezërve Wachovski ne filmin “Matrix”.

Jemi ne Londër, ne vitin 2020. Pra filmi eshte fantastiko-shkencor. Ne Perëndim(Oksident), gjerat nuk shkojne per mirë : Amerika ka marre fund si superfuqi ndersa Anglia eshte kthyer ne nje shtet policor te drejtuar nga nje Kancelar (kryeminister) qe te kujton Hitlerin per nga menyra e lehjes, Berluskonin per nga menyra e zaptimit te ekraneve televizive, Bushin per nga fjalimet e tij ku perzihet politika me besimin fetar (relixhionin).

Nje disident i vetëm kundershton regjimin pseudo-demokratik te instaluar ne Londër: i pa-kapshmi “V“, qe shfaqet vetem nen maskën e bardhe te nje figure historike, asaj te Guy Fawks, simbol i anarkizmit, i varur ne litar ne 5 nentor 1605, pas nje tentative per te hedhur ne erë parlamentin anglez te asaj kohe. Edhe “V” eshte betuar te hedhe ne ere te njejtin parlamant, pikerisht ne diten 5 nentor, ne pervjetorin e varjes se Guy Fawks dhe kete gje ai ja thote ne konfidencë vajzes se re Evey, me te cilen bie ne dashuri (luajtur nga Natalie Portman).

Film komercial me thekse te forta marksiste (jo ne kuptimin pexhorativ, por ne sensin majtist te fjalës), film aspak “politic-correct”, “V for vendetta” eshte kritikuar shume kohët e fundit nga shtypi amerikan qe e cileson si film qe i bën elozhe (i thur himne) terrorizmit.

Ne fakt, më së shumti behet fjalë per nje perzierje disi te çuditshme midis filmit me idé progresiste apo subversive dhe filmit suspens fantastiko-shkencor, por që në origjinë ka nje dhe nje burim te vetëm : 11 SHTATORIN 2001. Ajo qe eshte intriguese eshte fakti qe Hollywood-i (filmi eshte puro produkt hollywood-jan) propozon nje film me vizione goxha te majta (anti-konservatore) dhe me imazhe (figura) tipike post 11-shtatorjane: maska, fytyra, e pakapmshmja, e padukshmja.

Për nga forma, filmi heziton midis disa stilesh, disa epokash, disa influencash, disa temash. Por çuditerisht, më pelqeu kjo bizarrëri… më terhoqi, më intrigoi ky personazh i çuditshëm “V“, maska, gjuha, loja e aktorëve. Por nga ana tjeter, ne nje fare menyre, te duket se personazhi i maskuar “V” nuk eshte, diç me shume a diç më pak, veçse …Bin Ladeni ! Apo ndofta Bin Ladeni eshte vetem maska, qe autorët e filmit kane perzgjedhur si metafore shprehese e rrefuzimit te popullit amerikan (ose te pakten e nje pjese te tij) ndaj autoritetit, ndaj order, ndaj rregullit, ndaj Patriot Act-it te Georges W. Bush ?

Nuk di… Gjithsesi, nje pro-terrorizëm (ne thonjeza) evident lexohet ne film. Por jo si ideologji, por thjesht si dialektikë, si kunder-pergjigje ndaj autoritetit apo ndaj pushtetit arbitrar. Ndofta interesi i filmit qendron në atë qe të orfon nje urgjencë : urgjencën (alarmin) e të shikuarit te kinematografisë dhe te politikës ne korrelacion.

V for Vendetta” apo “V for Victory” ??

How bizarre…

web-site i filmit: http://vforvendetta.warnerbros.com/

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s