“WASSUP ROCKERS” – film amerikan nga Larry CLARK

Qe Larry Clark ishte regjizori më tipik i filmave me teme adoleshentët amerikane (“Kids“, “Bully“, “Ken Park“) kete e dija, por qe filmi i tij i fundit qe sapo ka dale neper kinema te ishte aq i arrirë, nuk e prisja.

Wassup Rockers” rrefen te perditshmen e nje grupi adoleshentësh latino qe jetojne ne South-Central, periferia e varfer e Los Angeles-it. Magjia qendron ne ate qe s’kemi te bejme me klishé : banda prej 5 djemsh nuk eshte delikuente, nuk merret me drogë, nuk eshte e dhunshme. Ata nuk degjojne as muzike rap, as hip-hop, as nuk vishen me pantallona te gjera, perkundrazi , ata degjojne punk-rock, i kane floket e gjate, mbajne pantallona te ngushta dhe luajne gjithe kohes ne skaters (skateboards).

Tejet autentik loja e djelmoshave 15 vjeçare, qe mesa duket, luajne rolin e jetes se tyre.

Nje dite, ata nisen per shetitje ne Beverly Hills, kodra pasanike e zengjinëve te Los Angles-it. Shetitja merr formen e nje udhetimi ne nje “planet” tjeter….

Regjizori Larry Clark ka patur si profesion te pare te tij ate te fotografit, gje qe bente qe filmat e tij pararendes te ishin disi estetizues (manieristë, disi pozues), gje qe nuk me pelqente. Ne filmin e tij te fundit, Clark me ne fund braktis definitivisht anën fotografike te filmave te tij dhe ndjek kemba kembes personazhet e tij, nen ritmin e hatashëm të skate board.

Ne fakt, magjia ndodh sepse Clark, kesaj here, braktis subversionin cinik chic (tipik ne filmat e tij me adoleshentë wasp (te bardhe) klasë-e-mesme-amerikane, per t’ju perkushtuar, më ne fund, latino-ve te ghetto-ve amerikane, dmth, miletit te thjeshtë.

J’ai adoré !

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s