Festivali i Kanës 2006 !

Festivali i 59 i filmit ne Kanë fillon me 17 Maj 2006. 

Filmat qe konkurojne ne Kategorinë Kryesore (La Sélection Officielle) për Palmën e Arte jane:

  • per USA-n: 

1. “Marie-Antoinette” nga Sofia Coppola (regjizorja e “Virgin suicide” dhe “Lost in translation”)
2. “Fast Food Nation” nga Richard Linklater (regjizor i “Before sunrise” dhe “Before sunset”).
3. “Southland tales” nga Richard Kelly (regjizor i “Donnie Darko”)

  • per Spanjën:

4. “Volver” nga Pedro Almodovar (regjizori më i famshem aktual spanjoll

  • per Argjentinën:

5. “Cronica de una fuga” (Kronikë e nje ikjeje) nga Adrian Caetano

  • per Italinë:

6. “Il Caimano” (“Kumbari”) nga Nanni Moretti (regjizori më i talentuar aktual italian
7. “L’Amico di famiglia” (“Miku i familjes”) nga Paolo Sorrentino

  • per Meksikën:

8.“Babel” nga Alejandro González Inárritu (regjizori i “Amores perros” dhe “21 grams”).
9. “Pan’s labyrinth” nga Guillermo Del Toro (regjizor i “Cronos”, “Hellboy”…)

  • per Anglinë:

10. “The Wind that shakes the barley” (“Era qe shkund elbin”) nga Ken Loach (nje nga regjizorët me te medhenj aktuale anglezë
11. “Red Road” nga Andrea Arnold – filmi i pare i regjizores ne fjalë)

  • per Algjerinë:

12. “Indigènes” (Indigjenët)nga Rachid Bouchareb

  • per Portugalinë:

13. “Juventude em marcha” (“Rinia perpara”) nga Pedro Costa (regjizor i “Ossos”)

  • per Turqinë:

14. “Iklimler” (“Klimat”) nga Nuri Bilge Ceylan (regjizor i “UZAK” – çmimi i Madh i Jurise ne Kanë 2003)

  • per Belgjikën:

15. “La Raison du plus faible” (“Arsyeja e më te fortit”) nga Lucas Belvaux

  • per Finlandën:

16. “Laitakaupungin valot” (“Dritat e periferisë” aka “Les Lumières du faubourg”) nga Aki Kaurismäki (më i madhi regjizor finlandez aktual, fitues i Cmimit te madh te Jurise ne Kane 2001 me “Njeriu pa te kaluar” (L’homme sans passé)

  • per Kinën:

17. “Summer palace” nga Lou Ye

  • per Francën:

18. “Quand j’étais chanteur” (“Kur isha kengetar”) nga Xavier Giannoli
19. “Selon Charlie” (“Sipas Sharlit) nga Nicole Garcia
20. “Flandres” (“Flandra”) nga Bruno Dumont (regjizor i “L’Humanité” (“Njerezimi”), fitues i Cmimit te Madh te Jurise ne Kanë 1999 dhe regjizori im më i preferuar aktual francez).

 

Gjithesej, 20 filma ne konkurim per PALMËN E ARTË !


Juria e Festivalit:

President i Jurisë:

  • WONG KarWai – regjizor nga Hong-Kong-u (Kinë)

Anëtarë te Jurisë:

  • Monica BELLUCCI – aktore italiane
  • Helena BONHAM CARTER – aktore angleze
  • Lucrecia MARTEL – regjizore argjentinase
  • ZHANG Ziyi – aktore kineze
  • Samuel L. JACKSON – aktor amerikan
  • Patrice LECONTE – regjizor francez
  • Tim ROTH – regjizor dhe aktor anglez
  • Elia SULEIMAN – regjizor palestinez

Ne foto: 3 anetare te Jurise: Monica BELLUCCI, ZHANG Ziyi, Elia SULEIMAN

  


.

Edhe nje javë dhe fillon Kampionati Boteror i Filmit, siç quhet shpesh Festivali i Kanës.

Nga nje shikim i shpejte i 20 filmave kandidues (te perzgjedhur midis rreth 800 filmave të shikuar nga Komisioni i perzgjedhes i Festivalit), mund te konstatohet :

Festivali hapet me filmin komercial (jashtë konkurimit) “The Da Vinci code” i Ron Howard (regjizori i “Apollo 13”).

Bie ne sy pjesemarrja e 4 regjizorëve tejet te njohur dhe tashmë të mësuar me Kanën: Moretti, Almodovar, Loach, Kaurismaki.

  • Italiani Nanni Moretti (fitues i “Palmes se Arte” ne 2001 me “La Stanza del figlio” (Dhoma e djalit), me filmin e tij te fundit “Il Caimano” – “Kumbari”, satirë ndaj Berluskoni-t dhe “bëmave” te tij.
  • Spanjolli Pedro Almodovar, pjesemarres ne disa festivale te Kanes dhe fitues i disa cmimeve, por asnjehere i Palmës se Artë, me filmin e tij te fundit : “Volver” 
  • Anglezi Ken Loach me filmin e tij te ri : “The Wind that shakes the barley” (“Era qe shkund elbin”).
  • Finlandezi Aki Kaurismäki, fitues i Cmimit te madh te Jurise ne Kane 2001 me “Njeriu pa te kaluar” (L’homme sans passé), kete vit prezanton filmin e tij: “Laitakaupungin valot” (“Dritat e periferisë” aka “Les Lumières du faubourg”).

Perveç ketyre 4 gjigandeve, bie ne sy prezenca e nje grupi regjizorësh te rinj ne moshe :

  • Vajza e Francis Coppola-s, 35 vjeçarja Sofia Coppola me filmin e saj te trete “Marie-Antoinette”, nje portret i mbretereshes, gruas se mbretit te Frances Luis XVI.
  • Po ashtu, marrin pjese nje grup regjizoresh te tjere te rinj si Xavier Giannoli (France), Paolo Sorrentino (Itali) etj.

Bie ne sy edhe rikthimi i disa regjizorëve tashmë te konfirmuar e gjithe talent si :

  • Portugezi Pedro Costa me filmin e tij “Juventude em marcha” (“Rinia perpara”)
  • Meksikani Alejandro Inárritu (regjizori i “Amores perros”) me filmin e tij te ri “Babel” (ne rolet kryesore: Brad Pitt, Cate Blanchett) ;
  • Turku Nuri Bilge Ceylan (regjizor i “UZAK” – çmimi i Madh i Jurise ne Kanë 2003) me filmin e tij te fundit “Iklimler” (“Klimates“)
  • Francezi Bruno Dumont (regjizor i “L’Humanité” (“Njerezimi”), fitues i Cmimit te Madh te Jurise ne Kanë 1999) i cili prezanton filmin e tij te ri “Flandres” (“Flandra”).

.

Sot, e enjte 18 maj, ishte dita e pare e filmave ne konkurim (per fat te keq, nuk mund te shoh asnjerin prej tyre, dalin shume më vonë neper kinema…)

1. “SUMMER PALACE” (“Pallati i Verës) i kinezit Lou Ye. Kritika sot thoshte se ishte pa dyshim bomba e pare e Festivalit (ne kuptimin e nje filmi te forte). Filmi rrefen nje histori dashurie ne peridhen e revoltave ne Kine ne vitin 1989 (sheshi Tien An Men).

2. “The Wind that shakes the barley” (“Era qe shkund elbin”) nga Ken Loach qe i merr ngjarjet nga fillimi i revoltes irlandeze per pavarësi ne vitin 1920. Gjithome me sa kam lexuar nga kritika, bje film i mire, por ndofta jo më i miri i nje regjizori aq te talentuar siç eshte Ken Loach


.

Keto dy ditet e fundit, filmat e prezantuar ne konkurimin zyrtar per Palmën e Arte kane qene :

  • Iklimler” (“Klimates”) – “Klimat”, filmi turk i Nuri Bilge Ceylan. Pritur shume mire nga shtypi dhe kritika profesionale, regjizori turk konsiderohet si pasardhësi më i denjë i Antonionit (mjeshtrit te madh te incomunikabilitetit dhe subversionit).
    www.nbcfilm.com
  • Il caimano” (“Kumbari”) -filmi i italianit Nani Moretti (ata qe jetojne ne Itali, mund ta shikojne filmin ne kinemate e ketij vendi, ku deri më tani ai eshte pare nga 1.5 miljon spektatore !!). Filmi, nje parodi me nje humor te holle e qe midis te tjerash trajton edhe personazhin e Berluskonit, u prit ne menyre tejet entuziaste nga kritika dhe publiku i Kanës.
  • Babel” filmi i meksikanit Alejandro Gonzáles Iñárritu. Kritika duket e ndare me dysh persa i perket cilesive te filmit…

.

Gjithmone ne konkurim per Palmen e Arte, dje u prezantuan ne Kanë :

  • Dritat e periferisë” (“LAITAKAUPUNGIN VALOT” aka “Les Lumières du Faubourg”) i finlandezit Aki KAURISMÄKI, i cili merr pjese per here te trete ne kete Festival. I pritur shume mire nga kritika dhe shtypi i specializuar, filmi trajton temen e vetmise se nje roje nate.
  • Më ne fund, pas nje jave nga hapja e Festivalit, ndodhi dhe i famshmi eveniment i forte i Kanës: filmi i fundit i francezit Bruno DUMONT i titulluar “Flandres“. Regjizori ne fjale, i shquar per filmat e tij rradikalë, origjinalë dhe pa konçesione, tronditi sallën me forcen e tij kinematografike. I interpretuar totalisht nga aktore jo-profesionistë, gjithmone sipas kritikes, “Flandres” (“Flandra”), filmi i tij me efektet e nje bombe eshte nje meditim fizik dhe mental mbi te miren dhe te keqen, i çveshur teresisht nga shpjegimet psiko-sociologjike.
    A do te guxoje Juria e Kanës te vleresoje me çmim nje veper kaq rradikale ? Pergjigja… te djelën, me 28 maj, ne Ceremonine e Mbylljes se Festivalit.

.

Cmimet e Festivalit te 59 te filmit ne Kanë :

  • Palma e Arte per filmin: The Wind that shakes the barley (“Era qe shkund elbin” aka : “Le vent se lève”) i regjizorit anglez Ken Loach
  • Cmimi i Madh i Jurisë per filmin: “FLANDRES” (“Flandra”) i regjizorit francez Bruno Dumont 
  • Cmimi i Jurise:  per filmin “Red Road” nga Andrea Arnold (Angli)
  • Cmimi per skenarin më te mire: Pedro Almodovar per “Volver“(Spanjë)
  • Cmimi i mizaskenës Alejandro Inárritu për filmin “BABEL” (Meksikë)
  • Cmimi per aktorin me te mirë : ekipit te aktorëve te filmit “Indigènes” (“Indigjenët”) – Algjeri.
  • Cmimi per aktoren më te mirë : ekipit te aktoreve femra te filmit “VOLVER” (Spanje)
  • Kamera e Arte (çmimi per filmin e pare te nje regjizori te ri):”12:8 – East of Bucharest” i regjizorit rumun 24 vjeçar Corneliu Porumboiu

Maj 28, 2006

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s