“CAPOTE” – film amerikan nga Bennett Miller


Me ne fund e pashe dhe une “CAPOTE“, te vetmin nga 5 filmat konkurues per OSCAR 2005 qe nuk kisha parë ende.

CAPOTE” eshte filmi i parë i regjizorit Bennett Miller dhe ja vlen te thuhet qe ne fillim : film i mire.

Filmi mban emrin e shkrimtarit te madh amerikan Truman Capote (1924-1984) por ne fakt, nuk eshte biopic (film biografik). “CAPOTE” rrefen se si shkrimatri i famshem vihet ne dijeni te vrasjes makabre te nje familjeje te tërë fermerësh ne Kansas ne vitin 1959, se si ai vihet ne kontakt me dy vrasësit e arrestuar, se si nga ky krim i tmerrshëm, pas 5 vitesh kontakte ne burg me dy vrasësit, ai arrin te shkruaje kryevepren e tij letrare dhe nje nga romanet më te famshëm te shek. XX -te (shitur ne 8 miljon kopje !!), romanin “In Cold Blood“.

Në fakt, filmi eshte nje rrefim mbi krijimin letrar, mbi shkrimtarinë. Capote e “manipulon” njërin nga vrasësit, Perry-n (me te cilin ka më shume kontakt dhe afinitet) per ti vjelur sa me shume te dhëna per romanin e tij, per pjellën e tij artistike, nderkohe qe Perry e “shfrytezon” per te zgjatur kohen e denimit kapital te dhene nga Gjykata. Megjithate, eshte Capote qe triumfon, ose me sakt, eshte krijesa (artistike) qe triumfon, pikerisht kur shkrimtari, duke dashur ti jape fund vepres se tij letrare, pas 5 vitesh investigacion, shpejton denimin kapital te dy vrasësve. Pikerisht ketu qendron dhe magjia e filmit : ai nuk merret me shpjegimin e krimit monstruoz te kryer nga vrasësit, por me “krimin”(krijimin!) artistik te shkrimtarit: lindjen e nje vepre te madhe letrare, romanit “In cold Blood“, qe ishte jo vetem libri me i madh i shkruar nga Capote, por dhe libri … i fundit i shkruar prej tij (ne moshen 35 vjeçare), nderkohe qe ai vdes gati 30 vite më vonë, ne moshen 60 vjeçare. Pra mund te thuhet qe romani ne fjale, me shume se roman mbi krimin, ishte roman mbi Krijimin (tema prustiane ne letersi).

Dy fjalë per lojën e Philip Hoffman ne rolin e Truman Capote, fitues si aktori më i mire i çmimit OSCAR:
Nje shprehje jona thote: “Cdo kalë i kuq, e ka nga nje huq” (dhe P. Hoffman per me teper eshte kuqs ! ). Mua me duket se ai nuk luan rolin e Capote, por më teper e imiton atë, nganjehere si ajo puna e majmunit. Kështu që nuk habitem qe Akademia e Oscar i dedikoi çmimin e aktorit më te mire. Dua te them qe, ajo Akademi i ka me sevdà te madhe perfomancat (dihet qe kinematografia americane eshte e dhënë shumë pas characters). Mu kujtua Oscar-i qe ju dha para tre vjetesh Nicole Kidman, vetëm e vetëm per hundën qe imitonte atë të Virginia Woolf tek “The Hours“, nderkohe qe fare mire ai çmim mund ti jepej Julianne Moore ose Meryl Streep (në të njejtin film).
Nejse…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s