“THE SADDEST MUSIC IN THE WORLD” – film kanadez nga Guy MADDIN

  

Regjizori kanadez Guy Maddin shquhet per filmat e tij te natyres eksperimentale, skenarët mistikë dhe nje fare surrealizmi gotik (psh, filmat “Dracula: pages from a virgin’s diary”, “Careful” etj.

I tille eshte dhe filmi i tij i fundit : “Kenga më e trishtuar ne bote” (“The saddest music in the World” qe i vendos ngjarjet ne vitin 1933, ne Winnipeg te Kanadasë, gjate periudhes se Depresionit te Madh amerikan. Kontesha e birrës Lady Port-Huntly (luajtur nga e famshmja Isabella Rossellini !), duke perfituar nga fakti qe periudhës se Prohibition-it (ndalimit te pijeve alkolie ne USA, gjate viteve ’30) po i vinte fundi, lançon Konkursin e Kënges me te trishtueshme ne Botë, ku marrin pjese shume vende (ne nje moment, i vjen rradha per konkurim edhe Shqiperise !). Të gjithe kandidatët rreken te prezantojne nje këngë sa më te trishtueshme dhe pastaj pijnë birrën e Konteshës qe rrjedh si lumë gjate diteve te konkurimit.

Filmi eshte kinse i gjithi në nje bardhe e zi te stilit te filmave te viteve ’20-30, totalisht surrealist, absurd, tragjik, komik, ironik, halluçinant dhe here here edhe cinik, satirë e ëndrrës amerikane (american dream), plot me referenca filmike nga filmat e vjetër pa zë të atyre viteve. Nje kuriozitet kinematografik qe personalisht nuk më ngjiti…

 

trailer: http://www.ifcfilms.com/ifcfilms?CAT…&CLR=red&BCLR=

 

 


The Saddest Music in the World e pashe ne Fest e Filmit ketu 3 vjet me pare. Gjysma e salles doli duke qeshur, gjysma tjeter tejet e shushatur…

Ngjarjet zhvillohen ne nje humbetire ne Kanada – Winnipeg, dicka tejet surreale per periudhen ne fjale. Realizimi bardhe e zi shume i bukur. Guy Maddin eshte nje nga me kontroversialet e kinemase Kanadeze.

Sikur ta dija qe do ta kishe parë! Pasi pashe filmin, “germova” ne internet dhe konstatova qe filmi kish dale tashme ne Kanada dhe USA dy-tre vite më pare. Ketu ne France ka dale veçse prej dy-tre javesh.

Ti e di qe une nuk kam asnje problem me kinemane kontraversale, perkundrazi, jam tejet i terhequr per nga filmat novatorë (sidomos per nga stili), dhe “The saddest music in the world” eshte tejet inventiv per nga forma. Por filmi më merziti, nuk arrija te interesohesha per ate qe shikoja. Problemi eshte se ne disa momente (kurrsesi gjithe filmi !), ky i fundit merrte forma pak si video-clip, dhe une e urrej nje gje te tille (kinematografia eshte krejt tjeter gjë nga video-arti, nga video clip-i, besoj jemi dakort  ). Por e pranoj qe eshte nje eksperience e veçante filmike.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s