“Shanghai Dreams” – film kinez nga Wang Xiaoshuai


FITUES I “PRIX DU JURY” (çmimi i trete) ne Festivalin e Kanës 2005:

“Ta bejme fshatin si qyteti” – ka qene nje nga parrullat komuniste te viteve ’70 ne Shqiperi.

Sikurse edhe levizje te tjera revolucionare te asaj kohe, edhe kjo parrullë duhet te kete qene kopjuar nga modeli i Revolucionit Kulturor Kinez, i viteve ’60. Pikerisht, filmi “Shanghai dreams” rrefen jeten e nje familjeje kineze ne fillim te viteve ’80, te detyruar andej nga mesi i viteve ’60 të lene Shangain, qytetin e tyre dhe te vendosen per te punuar dhe jetuar ne nje qyteze provinciale minatoresh, “per ta bere ate si qytetin”. Endrra e tyre eshte te kthehen perseri ne qytetin e tyre te lindjes, prej nga dhe titulli i filmit “Shanghai dreams” ! Pra nese personazhet do te ishin shqiptare, filmi do te kish mundur te xhirohej ne Memaliaj, dhe asgje nuk do te ndryshonte !

Filmi te kujton te gjitha kinezërirat qe kemi perjetu ne vitet ’70-80 edhe ne në Shqiperi: ai hapet me nje skenë qe tregon gjimnastikën e perditshme te mengjesit qe nxenesit e qytezes ne fjalë jane te detyruar te bejne çdo mengjes, vazhdon me nje skene ku drejtori i shkolles u gris pantallonat kowboy djemve te gjimnazit qe kane shfaqje te huaja, vazhdon me nje mbremje (nga ato fshehurazi ) qe bejne gjimazistët dhe qe kercejne ne tingujt e ndaluar te “Boney M” (skena më e mrekullueshme e filmit !). Ngajshmeria me vitet ’70-80 ne Shqiperi eshte marramendese: deri dhe shalli i kuq i pionierit eshte i njejtë !

Megjithate, “Shanghai dreams” nuk eshte komedi, perkundrazi, eshte nje dramë me nota te hidhura humori. Ne qender te tij eshte Qinghong, adoleshente ne vitin e fundit te shkolles se mesme e cila jo vetem eshte e detyruar ti nenshtrohet presionit te familjes per te vazhduar me patjeter shkollen e larte, por dhe autoritetit te te jatit (qe te kujton Mao Ce Dunin !) qe e ndalon te frekuentoje nje djale te ri qe me sa duket, ka rene ne dashuri me të. E gjitha kjo ka ne sfond perpjekjet e familjes per te ikur nga provinca e humbur ku jetojne: jemi ne fillim te viteve ’80 dhe reformat kane filluar tashmë ne Kinë.

Filmi u prezantua ne Festivalin e fundit ne Kanë dhe u thye prej andaj me “Prix du Jury” (çmimi i trete), nje trofé plotesisht e merituar. Ajo qe eshte interesante eshte fakti qe filmi ka mundur ti shpetoje çensurës (Kina vazhdon te jete zyrtarisht nje vend komunist) nderkohe qe regjizori, i njohur tashmë per filmin e tij te mrekullueshem “Beijing Bicycle” (2001), konsiderohej me pare si regjizor underground (klandestin).

“Shanghai dreams”, film autobiografik (regjizori Wang Xiaoshuai eshte shprehur se pikerisht familja e tij ka qene e detyruar te transferohet ne nje province te thelle te Kinës) shquhet mbi te gjitha per elegancen e mizaskenës dhe melankolinë e rrafinuar qe e pershkon…

Ne foton e meposhtme: regjizori kinez Wang Xiaoshuai duke marrë Cmimin e Jurise ne festivalin e Kanes 2005 :

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s