“RONDA NOCTURNA” – film argjentinas nga Edgardo Cozarinsky


Shëtitje nate” (“RONDA NOCTURNA” – “Ronde de nuit”, “Night Watch”) eshte nje film i realizuar nga Edgardo Cozarinsky, romancier, dokumentarist argjentinas, i emigruar per vite te tera ne Europe (gjate peridhes se diktatures ushtarake ne Argjentine) dhe i kthyer tashme ne vendin e tij te lindjes.

Ne qender te filmit eshte Viktori, nje djalë i ri tek te 20-at, , qe kalon orët e nates ne kryeqytetin argjentinas Buenos Aires si dealer (shitës) lëndësh narkotike ose duke u prostituuar. Realizmi i gjysmës së pare te filmit i lë pak nga pak vendin pjeses se dyte, onirike, poetike, simbolike, pothuaj fantastike, per te shprehur botën mentale (mendore) te heroit te filmit: kujtime, “fantazma”, shpresë, keqardhje…

Ashtu si dhe kryeqyteti Mexico eshte personazhi kryesor tek Batalla en el cielo” ashtu sikunder Bejruti tek A perfect day edhe ne kete film, aktori kryesor eshte kryeqyteti argjentinas, Buenos Aires, i filmuar natën, kryq e tërthor : filmi arrin te kapë frymemarrjen e tij, pulsin dhe mizerabilitetin e rrugëve te tij, shtresave sociale qe e banojne ate qytet, qarkullimin e parasë.

Nje film plot dritë-hije, film marramendës, qe shmang magjishëm menyren e te filmuarit prej kartoline postale, aq karakteristike ne shumicen e filmave te kesaj natyre.

http://www.imdb.com/title/tt0420136/

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s