“GUERNESEY” – film hollandez nga Nanouk Leopold


Me ne fund nje film hollandez : gjë e rrallë ! 

GUERNESEY” eshte emri i nje ishulli tejet te vogel anglez midis Frances dhe Anglisë. Ne qender te filmit eshte Anna, nje grua e re tek te 30-at, e bukur, e ftohtë, e rezervuar dhe inteligjente, e cila jeton pjeserisht ne Hollandë dhe pjeserisht ne Egjipt, ku punon si inxhiniere agronome per nje OJQ hollandeze. Gjate njerit prej sherbimeve te saj ne Egjipt, Anna perballet ne nje sallë tualeti me trupin e nje kolegeje te saj, te varur ne litar. Qe prej atij momenti tronditës (te cilin ajo nuk ja tregon asnjehere te afërmve te saj), Anna ndryshon menyren e te sjellurit, mbyllet edhe më shume ne vetvete, ndersa filmi na ofron nje subjekt delikat dhe fashinant qe perbente dhe temen qendrore te filmave te dikurshëm te Michelangelo Antonionit: melankolinë e te perditshmes, pasivitetin permes te cilit e perditshmja na imponohet.

GUERNESEY” eshte pra historia e nje gruaje te re te ciles nje eveniment tragjik i ndryshon ritmin e te jetuarit dhe i imponon nje shikim ndryshe ndaj vetvetes por dhe ndaj të afermve (Anna eshte e martuar, ka nje femije; po ashtu, ka nje moter dhe nje baba, i vé, qe ka vendosur te shese shtepine dhe te vendoset per te jetuar ne Guernesey, ishull paradiziak fiskal, ku te gjithe personazhet do te gjenden te gjithe bashkë ne fund te filmit).

C’eshte e magjishme ne kete film eshte fakti qe kamera e regjizores hollandeze per asnje moment nuk moralizon ! As nuk gjykon ! Personazhet jane te gjithe disi te distancuar si per te na dhene mundesine, ne si spektatore, te reflektojmë se ç’do te benim ne nje situate te tille. Historia rrefehet jo ne menyre frontale, por indirekte : ajo qe shikohet, ajo qe duket ne plan(shikim) te pare, nuk eshte e rendesishme. E rendesishme eshte ajo qe nuk duket, por qe merret me mend, ndjehet se do te ndodhe. Ne kete menyre, regjizorja ka dashur te mos na konsideroje spektatore pasivë, por partnerë në autopsinë qe ajo arrin t’i bëjë shpirtit njerëzor pa patur nevojë të shtojë asnje gram muzikë gjate gjithe filmit te saj !

Ne kinematografi, nje menyre e tille rrefimi e ben nje film tejet vulnerabël, fragile, “te thyeshëm”, nganjehere e bën edhe snob. Ndersa “GUERNESEY” nuk vuan nga asnje nga keto simptoma. Perkundrazi: m’u duk se pashë nje film TE MADH intim, sensibël e delikat, minimalist ne aparence por pasionant ne thellesi, qe arrin te instaloje nje shkallë te larte dramaticiteti dhe emocioni e qe …gati të lë pa fryme !

Du grand Art cinématographique!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s