“SYRIANA” – film amerikan nga Stephen Gaghan


Film spiunazhi i ardhur nga studiot e Hollywood-it (producentë jane Soderbergh-u dhe Clooney, nepermjet shtepisë se tyre prodhimit “Section 8”), “SYRIANA”, film i dyte i regjizorit Stephen Gaghan (skenarist i filmit kult te Soderbegh-ut “Trafic”), gjithsesi eshte film më pak Hollywood-jan se shume syresh te tjerë. Dhe filmi më multi-gjuhësh qe mund te jete realizuar ndonjehere nga ndonje kompani hollywood-iane (ne film flitet anglisht, frengjisht, arabisht, farsi (Iran)…).

Syriana eshte emri me te cilin CIA quan nje Lindje te Mesme te konfiguruar sipas pikeveshtrimit te tyre, pra nje Lindje te Mesme te demokratizuar… etj etj).

Nje film koral (me shume personazhe kryesorë), ne formën e nje puzzle (me shume tema njeherësh dhe qe lidhen mes tyre (xhiruar ne tre kontinente te ndryshme, nga Gjeneva ne Dubai) por qe çuditerisht ja dalin mbanë, pa shume zhurmë, pa sforcime, pa teatralizëm te panevojshëm te percjellin “ate qe do te thote autori” (jo une, kuptohet, por Stephen Gaghan-i  : Regjizori trajton temen e problemit te naftës se Vendeve te Lindjes se Mesme dhe raportet e tyre me USA dhe me sa duket, ka dashur te thote se jetojme nje epokë komplekse, globalizmi, ku eshte e veshtire te ndash te mirët nga te këqinjte, ku pakkush eshte veçse i mire apo veçse i keq.

Jess, ne nje mesazh te sajin mbi filmin, shkruan:

Per mendimin tim filmi kishte paragjykime po nuk ishte aq shabllon sa komentohet.
Tani ishte pak bardhe e zi po kjo gje pritet nga nje film hollivudi.

Edhe mund te thuhet, por edhe mund te mos thuhet se filmi kish paragjykime. Të pakten moralizues nuk duket se eshte. Për te qene te sinqerte, qofte “Munich“, qofte “Syriana“, jane filma te majtë, pra si te thuash, pro-demokratë (pra, anti republikanë, pra anti Bush, ne nje farë menyre).

Nje film shume i mire por qe çuditerisht nuk arriti të më prekë.

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s