“THE NEW WORLD” – film amerikan nga Terrence Malick

 

Faqja II

Image result for the new world

….
Në nje mesazh tëndin, me thoje se diçka (për mirë) po ndodh me Oscar 2006. Po atë mendim kisha dhe une, por mund te them qe dje, kam pare nje film qe i rrëzon te gjitha shpresat e vakta apo iluzionet qe kisha per ndonje farë përmirësimi ne gustot e Jurive profesionale ne USA : e kam fjalën per perlën e fundit te Terrence Malick-ut “The New World” qe me ç’konstatoj nga lista e nominimeve, eshte kandiduar vetem per “ACHIEVEMENT IN CINEMATOGRAPHY”…
Such a shame…

E pashë dje filmin, por nuk di nese ti e ke pare tashmë (po konstatoj se filmi eshte ne kinematë ne USA prej gati dy muajsh, ndersa ketu ne France ai ka dalë veçse këtë javë). Nese nuk e ke parë, ta keshilloj ne menyrën më absolute: M’u kujtuan filmat e Kubrick-ut (jo për nga stili, sepse Malick ka nje stil krejt tjeter nga Kubrick), por për nga magjia, nga madheshtia, nga fuqia e filmit, nga poezia e tij.

Pra, del se prap se prap, sindikatat qe perzgjedhin kandidatët per Oscar, nuk arrijnë te dalin nga nje fare perzgjedhjeje gjithsesi konsensuale, megjithe nje fare tendence pozitive kete vit. Them konsensuale, sepse e kuptoj fare mirë qe mund te ketë patur shume spektatorë qe të kenë mbetur te ftohtë ndaj nje filmi kaq poetik siç eshte “The New world”. duke pritur te shikojne nje film aventurash (nisur sidomos nga TRAILER-i i filmit, qe te jep disi kete pershtypje). Kjo e gjitha më kujton edhe nje here faktin qe edhe filmat e Kubrick pothuaj asnjehere nuk u perzgjodhën per Oscar, me gjithe gjenialitetin e tyre…

Shkurt: nese nuk e ke pare akoma, doja thjesht te thoja te mos e humbësh nje rast te tille. “The New World” per mua eshte nje nga krijimet më te mahnitshme artistike qe mund të më kenë parë syte ne keto 10 vjetët e fundit: kisha vite qe nuk më kish lag shiu gjate shikimit te nje filmi apo të ndjeja erën e dheut që del nga ekrani. Kam mbetur pa fjalë per ore te tëra, ndaj po te zbrazem ty… 

Fund

 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s