“THE NEW WORLD” – film amerikan nga Terrence Malick


 

Warning- Attention – Achtung – Осторожно – Kini vëmendjen: 

Po e them qe ne fillim: per mendimin tim, bëhet fjalë per nje KRYEVEPËRmaster-piecechef d’œuvre!Image result for terrence malick

“THE NEW WORLD” eshte filmi i katërt i njerit prej mjeshterve më te medhenj te kinematografise ende në aktivitet, Terrence Malick, nga të paktit i konsideruar si i tillë me vetem 3 filma ( “Badlands“(1974), “Days of heaven“(1979), dhe i te famshmit “The Thin red line” (La ligne rouge)-1999, te treja KRYEVEPRA ne kuptimin më te plote te fjalës!

(Portreti i Terrence Malick eshte ketu)

“THE NEW WORLD” (“Le nouveau monde”, aka “Toka e re”) i vendos ngjarjet ne shekullin e XVII, pikerisht ne vitin 1607 kur tre anije angleze ankorohen ne bregun Lindor (aktualisht shteti Virxhinia) te Amerikes se Veriut. Në emër te firmës “Virginia Company”, tre anijet kane si objektiv kolonizimin e ketij territori, te banuar asokohe nga “indianët” autoktonë.

John Smith, nje oficer i Ushtrise britanike te asaj kohe (luajtur nga Colin Farrell), kerkon ndihme pranë popullatës lokale dhe bie ne kontakt me nja vajze te re 16 vjeçare te quajtur Pocahontas, e bija e Powhatan, shefit te tribusë indiane.

Terrence Malick kish plot 25 vite qe merrej me shkrimin e skenarit te filmit ne te cilin flitet ne anglisht dhe ne algonquin, gjuha lokale e indianêve te dikurshëm te Virxhinisë.

Film i MADH i nje lirizmi, meditimi, sensualizmi dhe poezie te pashoqe, “THE NEW WORLD” eshte rrëfimi i nje Historie te dështuar, asaj midis idealit pajen te indianëve autoktonë te para-kolonizimit te Amerikës dhe spiritualizmit puritan europian (anglez), nje himn magjistral ndaj bukurise qe merr persiper te rrëfejë lindjen e dhimbshme te nje kontinenti, Amerikës, dhe te nje pasioni: dashurisë, permes nje lejtmotivi te vetëm “Who are You ?“.
Nje film qe si rrallë ndonje tjeter ben “martesën” pothuaj te pamundur ne ditët tona, midis kinemasë per publikun e gjëre dhe filmit indipendent.

M A G N I F I Q U E ! 

 

web site i filmit ne anglisht: www.thenewworldmovie.com 

dhe ne frengjisht: www.lenouveaumonde-lefilm.com

Image result for the new world

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s