“Toka e braktisur” – film Sri-Lankez nga Vimukthi Jayasundara


 

Ufff, më në fund doli edhe filmi fitues i çmimit te “Kamerës se Artë” (Caméra d’Or) ne Festivalin e vjetshëm të Kanës, çmim qe i jepet më të mirit film te parë të nje regjizori (pra filmi duhet te jetë detyrimisht filmi i parë qe bën një regjizor).

Filmat e parë jane thikë me dy presa, më duket mua. Nganjehere mund te jene kryevepra, nganjehere …  . Në rastin e parë, duhet shiku evolucioni i regjizorit, sepse jo rrallê disa syresh perfundojne regjizorë me “one hit wonders”….

Vimukthi Jayasundara ka 26 vjeç dhe vjen nga Sri-Lanka. “Toka e braktisur” (aka “La terre abandonnée“, aka “The Forsaken Land” ) filmon nje farë “no man’s land”-i te egër si dhe disa personazhe te rrallë që banojne aty dhe që enden, ne pamje të pare pa ndonje qellim te caktuar, ne kete zone te humbur e te harruar nga te gjithe. Konteksti eshte ai i pas-luftës civile midis qeverisë me shumicë cingaleze dhe guerriljeve tamule e qe rrënoi Sri-Lankën per dekada te tera.

Nje natyre e mrekullueshme, e filmuar nga nje regjizor i ri, pasardhës i denjë i Michelangelo Antonioni-t, nje mizaskenë elegante, ndriçim imprsionant, mungese pothuaj totale dialogu : gjithshka eshte e frikshme dhe bizarre, e bukur dhe monstruoze, por qe ne thelb behet fjalë per nje rrëfim mbi absurditetin e “human condition”.

Me sa kuptova, qellimi i regjizorit eshte fshehja e narracionit permes skenave simbolike (qe ndofta nganjehere e tejkalojne masën dhe marrin disi formën e nje formalizmi eksesiv) per t’ja lënë spektatorit të zbulojë sensin e filmit.

Nje film qe perpiqet te dalë jashte kuadrit steril te kinematografise aktuale dhe qe te “gërryen” per nje kohë te gjatë…(mais moi, j’adore ça …)

web-site i filmit : www.laterreabandonnee.com

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s