“Walk the line” – film amerikan nga James Mangold


“Walk the line” eshte nje biopic (biography picture = film biografik) mbi jeten e kengetarit amerikan country-rock te viteve ’60 Johnny Cash.

Eshte bere e modës keto vitet e fundit qe Hollywood-i te prodhoje filma biografike mbi jeten e yjeve te muzikes (po me kujtohet “Ray” mbi jeten e Ray Charles etj etj). Problemi eshte se te gjithe keta film ngjajne tmerresisht me njeri-tjetrin : ndryshon vetem personazhi ! C’ështe më ironike, eshte titulli i filmit: vertet qe ai e meriton te quhet “Walk the line“, pra “Ec drejt”, ndiq linjën qe kane ndjekur tashmë filmat e tjere biografike dhe … kaq.

Ajo qe eshte per te ardhur akoma më keq, eshte se filmi nuk na rrëfen asgje mbi muzikën country ne Tennessee (Memphis), asnje fjale te vetme per transfigurimin e kesaj muzike ne rock, por merret vetem me nje ide fikse te cilën e kthen ne obsesion: portretin e June Carter (luajtur nga aktorja Reese Whiterspoon), te dashurën e Johhny Cash, e cila falë zërit dhe faktit qe eshte lindur ne Tennesse, shtyp totalisht portretin e Jonny Cash (luajtur nga Joaquin Phoenix) te cilit i eshte bere nje prerje busti gjate gjithe filmit, per te maskuar injorancën e tij ne raport me kitarrën.

Si rrallë ndonjehere, dola nga salla ne treçerek te filmit…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s