“BROKEBACK MOUTAIN” – film amerikan nga Ang Lee

 

Faqja II

Janar 26, 2006

CitimEdhe une e pashe filmin,me shume i shtyre nga kureshtja si nje film fitues ne nje festival me nivel, siç eshte dhe ai i Venezia-s.
Por, ne kundershtim me ju, qe pranoni se eshte nje film i arritur, meqenese dhe Ang Lee eshte regjizor i talentuar, nuk mendoj se ai ka dashur te thote gje tjeter veç historise se dy djemve qe bien ne dashuri

Sigurisht, jam dakort me ty: historia e filmit eshte historia e dy djemve qe bien ne dashuri me njeri-tjetrin. Dhe qofshin keta nje djale i ri me nje vajze e re, qofshin këta nje plak me nje vajze te re apo nje plakë me nje djalë i ri, qofshin keta dy djem apo qofshin keto dy vajza, qofshin keta dy pleq apo qofshin keto dy plaka, nese ata bien ne dashuri, ajo Histori dashurie eshte ! Dashuria per njerezit eshte !

CitimPra, sado qe te kete perpunuar skenarin, peisazhet dhe te tilla elemente qe perbejne nje film, per mua filmi eshte teper komercial nese do te kemi parasysh se filmi behet per nje publik te madh, pra nje lloj mode qe ka perfshire kinemane me filma qe bejne per vete nje publik, por me pare i kane marre shijet se per çfare filmash ato kane nevoje

Mendoj se “Brokeback mountain” nuk eshte film komercial. Kjo per arsyen e thjeshte se producent i filmit nuk eshte asnje nga kompanite hollywood-jane por 3 producente indipendentë. Per me teper qe ne “Mostra di Venezia” seleksionimi eshte i tille qe nuk pranon filma qe konsiderohen si komercialë.

Sa per ate qe kinemaja “qenka perfshire ne nje mode qe do te beje per vete publikun duke ja para-kuptuar shijet publikut”, te siguroj qe kjo “mode” ka ekzistuar qe ne fillimet e kinemase dhe do te ekzistoje per sa ajo te ekzistojë! Pra e kam te veshtire te besoj se “Brokeback mountain” eshte i vetmi film qe qenka bere, si te thuash, “i bere me paramendim”

Citime njejta gje me hebrenjte qe akoma bejne filma per ta. Homoseksualet siç edhe hebrenjte dikur, ndjehen te persekutuar nga shoqeria. ose me mire shikohen me nje sy negativ, por kjo s’do te thote qe ato jane te ndryshem dhe viktima te ketij ndryshimi ndjenjash. Eshte shoqeria ajo qe i ben te ndjehen te ndryshem sepse ato nuk duhet qe te ishin. Dhe ketu filmi kris nje tabu, shpresoj te mos jete hera e pare me kete histori. Nje djale perveç gruas se tij, pra plotesimit qe ai ka, kerkon dhe ka nevoje per nje emocion me te forte, dhe bien ne dashuri me nje djale, pra biseksual.

Mua me duket se filmi nuk ka te beje fare me biseksualizmin. Filmi ka nje kontekst historik: ngjarja (historia e dashurise) ndodh ne vitet ’60, me sakt ne verën e vitit 1963, pra, kur erërat liberale dhe emancipuese ende nuk kishin filluar te frynin as ne USA, as ne Demokracitë Perendimore. Asokohe, homoseksualiteti ishte ende tabù. Eshte e vertete qe personazhi kryesor i filmit ishte i fejuar, perpara se te njihej me shokun e tij, por kjo nuk do te thote se ishte dhe i dashuruar me të fejuarën e tij ! Per me teper qe ti e pé (nuk dua te zbuloj intrigën e filmit  ) si rrodhën ngjarjet … . Edhe shoku i tij, qe mund te supozojme se ja njihte vehtes deshirat homoseksuale, per hir te “zakoneve” (po i quajme keshtu) te kohes, edhe ai u martua !

Nga ana tjeter, ti permend hebrenjte. Une them se ne shqiptarët, si popull i vogel qe jemi (pra, si te thuash, si minoritet qe jemi — biles ka patur raste qe bota as nuk na ka marre ne numër fare !- pra as si minoritet nuk na ka llogaritur…), eshte krejt e llogjikës ti kuptojme dhe ti perkrahim minoritetet SHUME here me shume se te tjerët, qofshin keto minoritete etnike, seksuale apo kulturore. Perndryshe, biem brenda proverbit mallkues: “Të shaftë “i shari” !” 

CitimKa plot te tilla histori, legjenda qe degjohen. Por ky eshte film, dhe duhet shitur, pra njerezit duhet ta shohin, dhe ku eshte mesazhi?

Mesazhi (meqe mendon qe duhet te kete nje te tille ne film, por une nuk para “lodhem” te gjej mesazhe ne filma…: nje film ndjehet, perjetohet, perceptohet, sigurisht jo te gjithe njesoj), por nese mendon se duhet gjetur patjeter nje mesazh, ai eshte i thjeshte: edhe ne situata te veshtira (ti e di se si rrjedhin ngajrjet ne pjesen e dyte te filmit …), ndjenja e dashurise eshte forcë e natyres ! Nuk di nese ke patur rast te shikosh “The Bridges of Madison County” (“Sur la route de Madison”) : eshte identikisht ekzaktesisht i njejti mesazh: edhe ne ate film, askush nuk i vë rendesi faktit qe Meryl Streep eshte nje grua e martuar 50 vjeçare qe bie ne dashuri me nje 60 vjeçar te panjohur nga ajo më parë, dhe kjo zgjat vetëm… 3 dite ! Por ne ato tre dite, ajo takohet me Dashurinë !

Gjithsesi, historite me te bukura te dashurise, ne historine e njerezimit, kane qene dhe jane ato më të pamundurat (les amours impossibles), pra ato qe nuk mund te realizohen plotesisht. Ndofta ajo eshte dhe dashuria e vertete, por ka shume gjasa qe jo shumëkush ka fatin ta perjetojë ! Por per kete, ne te tjerët nuk duhet te behemi xhelozë…!  lol

Nga ana tjeter, sigurisht qe filmi ka nje mesazh emancipues: edhe pse ai rrefen nje histori te viteve ’60, vendi ku zhvillohen ngjarjet e filmit, pra USA, vazhdon te mbetet nje vend pjeserisht konservator (rizgjedhja e Georges W. Bush, ne nje fare menyre, e konfirmon kete por nejse, ky eshte nje tjeter debat). Nese regjizori ka patur si objektiv te vendosë nje tullë suplementare ne murin e emancipimit te shoqerise njerezore nepermjet pranimit dhe kuptimit edhe te minoriteteve, akoma dhe më mire ! Kjo biles duhet te kete qene dhe arsyeja kryesore pse nga ana regjizoriale, filmi eshte shume klasik: pra qe te arrijë te shikohet nga nje numer sa me i madh njerezish, filmi nuk ka asgje te veçante nga ana regjizoriale : rrëfimi eshte mëse klasik. Te siguroj se, nese nuk do te ishte ky qellimi, Ang Lee fare mire mund te bente nje film te tipit “art & essé” apo siç quhen ne France “film d’auteur”, pra nje film per nje publik te ngushtë.

Fund

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s