“BROKEBACK MOUTAIN” – film amerikan nga Ang Lee

Dje pashe “Brokeback mountain” fituesin e katër “GOLDEN GOLBE”-eve (filmi me i mire i vitit, regjizori me i mire… etj) dhe fitues i Luanit te ARTE ne “Mostra di Venezia” 2005 (festivali i filmit ne Venecia).

Filmi i vendos ngjarjet ne fillim te viteve ‘60 dhe rrefen historine e dy cow-boy (dy djem barinj) qe kullosin bagetine e tyre ne malin Brokeback, ne shtetin Wyoming. Miqesia e tyre (rolet e dy cow-boy-ve luhen ne menyre te persosur nga Heath Ledger & Jake Gyllenhaal) transformohet ne diçka idilike qe merr formen e dashurise. Pas kthimit te bagetive nga bjeshkët, te dy djemtë martohen, njeri ne Wyoming me Almën, te fejuaren e tij (luajtur nga Michelle Williams) dhe tjetri, ne Texas, nga dhe eshte me origjinë, por gjithnje duke ruajtur kontaktin me njeri-tjtrin dhe sekretin e dashurise se tyre. Ky eshte vetem fillimi i filmit i cili vazhdon te tregoje kete histori dashurie deri ne fillim te viteve ‘80 (pra, nje film qe shtrihet në gati 20 vite jetë).

Shtypi (kritika), perveç fjalëve shume te mira per filmin, shpesh i ka rene shkurt dhe e ka konsideruar si nje histori homoseksualësh, pra nje “gay cow-boy movie”. Eshte e vertete qe filmi rrefen historine e dashurise se dy djemve, por merita e regjizorit eshte pikerisht fakti se ka mundur te rrefeje nje histori humane dashurie ku nuk ka asnje rendesi fakti nese dy personat jane nje djale e nje vajze apo dy djem. Magjia e filmit qendron pikerisht në atë qe nuk bie ne cliché dhe shabllone te gatshme gay por me nje force magjepse do te na thote : “Love Is A Power Of Nature” (dashuria eshte nje forcë e natyrës).

“Brokeback mountain” eshte nje film emancipues dhe eshte fat qe ai shfaqet ne te njejten kohe sa ne USA aq dhe ne vendet europiane.

web-site i filmit dhe TRAILER : www.brokebackmountain.com
ose : www.brokebackmountain-lefilm.com

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s