GOOD NIGHT, AND GOOD LUCK – film amerikan nga George Clooney

Kino-ditari – Filma të rinj në 2006

Po e hap kete temë per te inaguruar vitin qe sapo filloi dhe per te vendosur këtu filmat e rinj te 2006-es e qe do shikoj ne kinema pergjate vitit.

Per te gjithe ata qe do te kenë ose kane patur mundesi t’i shikojne filmat ne fjalë, BUJRUM, jane te mirepritur per te vendosur opinionet e tyre. Te vetme gjë qe do te deshroja do te ishte nje dialog normal dhe i civilizuar dhe jo mesazhe qe fillojne me “ky film ta shpif”, “film koti” apo kalamanllëqe te tilla, qe nuk jane dinjitoze per asnje nga filmat qe mund te diskutojme, cilido qofte ai. 
Thene ndryshe, motoja e kesaj teme lé të jete:

 

“TE GJITHË FILMAT LINDIN TË LIRË DHE TË BARABARTË”.

 

Po e inaguroj temen e re me filmin e pare per kete vit qe pashe dje ne kinema: “Good night, and good luck“, film nga George CLOONEY.

Janar 7, 2006


Image result for good night and good luck 2005

“GOOD NIGHT, AND GOOD LUCK” eshte filmi i dyte i George Clooney si regjizor (filmi i tij i pare si regjizor eshte “Confessions of a Dangerous Mind” (2002).

“Good night, and good luck” ai e prezantoi ne festivalin e fundit te filmit ne Venecia (Mostra di Venezia) prej nga dhe u kthye me çmimin e aktorit me te mire ( per David Strathain) dhe çmimin e skenarit me te mire.

Filmi rrefen historine vertete te Edward Murrow-t, prezantuesit te kanalit televiziv amerikan CBC ne vitet 1950-1955, dhe kontributin qe ai dha ne ato vite per rrëzimin e senatorit ultra konservator Joseph McCarthy, qe kryesonte asokohe nje komision te tmerrshëm ndaj te gjithe atyre qe supozoheshin te kishin ide komuniste.

Mu duk se pashë nje film elegant, i gjithi ne bardhë e zi, qe integron brenda vetes ne menyre natyrale imazhet televizive (po ashtu bardhe e zi) te asokohe te senatorit te tmerrshëm McCarthy. Nje faqe e errët, po aq bardhe e zi sa dhe filmi, e Historise se Shteteve te Bashkuara…

U bene disa vjet qe George Clooney, bashke me shokun e tij Steven Soderbergh kane krijuar kompanine e tyre te produksionit (SECTION EIGHT), keshtu qe filmi spikat per lirinë e tij, inteligjencen, ekzigjencen kinematografike.

George Clooney konfirmon definitivisht se eshte nje regjizor po aq interesant sa dhe eshte aktor i talentuar, per me teper qe gjithe skenari eshte shkruar nga ai vete.

 

web-site i filmit: http://www.goodnightandgoodluck-lefilm.com/

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s